0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Deputeti shqiptar që “dridhi” Serbinë paralajmëron se do ta vendosë edhe flamurin e Kosovës në Kuvendin serb

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, e ka quajtur të domosdoshme vendosjen e Flamurit Kombëtar brenda sallës së Parlamentit në Beograd. Kamberi tani ka paralajmëruar se në Kuvendin e Serbisë do ta vendos edhe flamurin e Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se e ka ndërmarrë këtë iniciativë për të shprehur indinjatën e tij ndaj Qeverisë Serbe që të lejoj përdorimin e lirshëm të simboleve kombëtare për pakicat siç bëjnë edhe vendet e rajonit. Njësoj sikur që e vendosi flamurin Kombëtar-shqiptar, Kamberi premtoi se ashtu do ta vendosë një ditë edhe flamurin e Republikës së Kosovës, në Kuvendin e Serbisë.

Mori kërcënime, por Kamberi thotë se nuk frikësohet që jeton në shtetin që u përfshi në vrasjen e kryeministrit të vet

Fjalimi, që konsiderohet prej më të fuqishmëve në Kuvendet e shteteve ballkanike, ka autor Shaip Kamberin. Në seancën e fundit në Kuvendin e Serbisë, ai vendosi një flamur kuq e zi para vetës.

Tregon se ai ka një kauzë para vetës, që dëshiron ta arrijë përmes Kuvendit serb.

Kamberi thotë se nuk është naiv të mendojë se Serbia do të ndryshojë me Vuciqin në krye, por ai do ta vazhdojë misionin e tij.

Kamberi ka thënë se pas këtij fjalimi ka pasur edhe mesazhe kërcënuese, por se mesazhet mbështetëse që ka marrë nga qytetarët e nacionalitetit serb kanë qenë të mëdha.

“Nuk i kam konsideruar serioze mesazhet kërcënuese. Por më shumë më kanë bërë përshtypje mesazhet mbështetëse që kam marrë nga qytetarët e nacionalitetit serb, të cilët dëshmojnë se ndryshe nga pushteti, shoqëria serbe nuk është homogjene dhe ekziston një potencial demokratik që e dëshiron një Serbi tjetër nga ajo që përfaqëson pushteti i sotëm”, është shprehur ai në këtë intervistë.

I pyetur se a ka frikë se mund të ketë ndonjë sulm apo atentat ndaj tij, Kamberi ka thënë se nuk frikësohet edhe pse jeton në shtetin që u përfshi në vrasjen e kryeministrit të vet.

“Nuk frikësohem, sado që jetoj dhe veproj në një shtet që nuk e respekton ende institucionalisht dhe nuk e vlerëson ende shoqërisht, ish-kryeministrin e saj, të vrarë në një atentat me përfshirjen e strukturave shtetërore, pak pasi pati deklaruar se “çdo shtet ka mafian e tij, e në Serbi mafia ka shtetin e saj”, është shprehur ai ndër të tjera.

Derniers articles