12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

DASH e kritikon Serbine per 𝐝𝐢𝐬𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐢𝐦 ne 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐞̈n e 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬. Lideret shqiptare merren me vetveten e jo me Beogradin?!

Berne, 13 prill -DASH ne raportin mbi gjendjen globale të të drejtave të njeriut për vitin 2021, në seksionin për Serbine ka shprehur shqetesime edhe per situaten shqiptarëve etnik ne Luginen e Preshevës, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Sipas Steit Departamentit amerikan “subjekt i diskriminimit dhe papunësisë disproporcionale”, si dhe që pasivizimi i vendbanimeve të shumë shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka “rezultuar në humbjen e dokumenteve personale dhe qasjen e tyre në shërbimet shëndetësore, arsimore dhe sociale”.

Për më tepër, raporti shënjestron qartësisht Ministrin e Brendshëm të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vulin, për “vazhdimin e përdorimit publik të termit poshtërues për shqiptarët”.

Raporti ngrit po ashtu çështjet e kufizimeve në lirinë e shprehjes dhe mediave, presionin politik mbi gjyqësorin, akte të shumta të korrupsionit të rëndë në qeveri.

Republika e Serbisë vazhdon të karakterizohet si një regjim hibrid dhe një vend në të cilin vazhdon të përkeqësohen gjendja e lirive themelore dhe institucioneve demokratike.

Duke iu referuar raportit të Komisionit Evropian të vitit 2021, raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan konfirmon rezultate të dobëta nga ana e Serbisë edhe në dënimin e krimeve të luftës.

Derniers articles