-0 C
Berne
lundi 23/12/2024

Bruksel, Ricardo Gutierrez nga FEJ: Amnesty International heq maskën e qeverisë serbe me aksione fashiste kunder gazetarëve

Brukseli Ricardo Gutierrez, Sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane i cili foli për gazetën zvicerane ne shqip LeCanton27.ch për zbulimet Amnesty International ne Serbi ndaj gazetareve ne rajon, nga regjmi serb, te cilat aksione te qeverisë se Vucicit i konsideroi si fashiste.

Keto kritika dhe akuza te perfaqesuesve te organizatave te nderkombëtare ne adrese te Beogradit ishin te ngjajshme ne kohen e Miloshevicit para se te binte regjimi tij fashiste dhe daktatoriale para se te shkonte ne Hagë..

Ricardo Gutierrez nga FEJ: Serbia tani i shfaqet botës si një shtet mashtrues. Turp për politikanët që janë fajtorë për këto praktika fashiste

I pyetur se cfare mendon rreth nje zbulimite të Amnesty International rreth punes se mediave dhe gazetareve ne Serbi ne kohen kur Serbia po vlon ne protestat kunder regjimit te presidentit serb Aeleksander Vucic, Sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve z.Ricardo Gutierrez, per gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch eshte pergjigjur se « Zbulimet shumë të dokumentuara dhe të detajuara të Amnesty International heqin velin e natyrës së vërtetë të qeverisë serbe: këto praktika fashiste janë pjesë e një pushteti politik që bën gjithçka për të shtypur çdo formë të kundërpushtetit.. »

Sipas z.Gutierrez « Ky spiunazh masiv i paligjshëm dhe i pajustifikuar ka efektin e shkatërrimit të lirisë së shtypit dhe shoqërisë civile. Në fund të fundit, ka të bëjë me parandalimin e qytetarëve serbë nga aksesi i informacionit të lirë dhe të pavarur. »

« Regjimi po përpiqet të imponojë propagandën e tij të vetme për të vazhduar manipulimin e masave.. » ka thëne z. Ricardo Gutierrez, Sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve

« Kërkojmë dorëheqjen e çdo titullari të autoritetit publik të përfshirë në këtë skandal. Ne kërkojmë që të bëhet një hetim i pavarur gjyqësor për të identifikuar përgjegjësit dhe për t’i dënuar ata… » ka deklarar ne vazhdim z.Gutierrez kryetar i FEJ ne Bruksel

« Ky skandal kombëtar nuk duhet të kalojë pa pasoja: liderët politikë e planifikuan këtë survejim, e zbatuan dhe shpërdoruan pushtetin e tyre për të shtypur gazetarët që bënin vetëm detyrën e tyre, aktivistë që vetëm përmbushnin misionin e tyre. Serbia tani i shfaqet botës si një shtet mashtrues. Turp për politikanët që janë fajtorë për këto praktika fashiste. » ka thëne ne fund z.Gutierrez

Derniers articles