14.3 C
Berne
lundi 21/04/2025

Amerikani, arkitekti i fitores se Trump La Civita ka nje mesazh: Votoni doktor Berishën, Rama nuk ka çfarë thotë për 12 vjet dështim

Drejtuesi amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris La Civita, mbajti një fjalim të shkurtër gjatë hapjes së fushatës në dheshin Nënë Tereza këtë të premte.

Ai renditi arsyet pse sipas tij shqiptarët duhet t’i japin votën Sali Berishës, duke kritikuar qeverisjen e Edi Ramës.

La Civita tha se, për 12 vite, qeveria Rama ka krijuar shumë probleme dhe dështime në vend.

“Në 2024 në Shtetet e Bashkuara u përpoqën të burgosnin Donald Trump dhe dështuan, në 2025 këtu në Shqipëri socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën e tyre, do të dështojnë. Pse? Sepse nuk kanë çfarë të thonë për gjithë dështimet e 12 viteve të fundit. 12 vite krim, 12 vite drogë dhe për 12 vjet mbi një milion shqiptarë janë larguar nga vendi. Janë 12 vjet dështim ekonomik. Përse të votosh për një parti që ka krijuar të gjitha problemet, votoni për doktor Berishën, jepni vendit tuaj një mundësi dhe një shpresë. Faleminderit, ju bekoftë Perëndia,” tha Chris La Civita.

Derniers articles