Prishtine, 11 shkurt Parlamenti i Kosovës rizgjodhi Albin Kurtin si Kryeministër të mërkurën në mbrëmje, pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke i dhënë kështu fund një paralize institucionale njëvjeçare.
Më herët atë ditë, anëtarët e parlamentit zgjodhën Kryetaren e re të Parlamentit, Albulena Haxhiu, një ish-Ministre e Drejtësisë dhe anëtare e Vetëvendosjes.
« Vërej se Kuvendi ka zgjedhur qeverinë e Republikës së Kosovës », deklaroi Kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu, duke specifikuar se 66 nga 120 anëtarët e Kuvendit kishin votuar pro.
Zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 28 dhjetor ne vitine kaluar pasi Albin Kurti nuk arriti të siguronte shumicën në raundin e parë të votimit në shkurt 2025. Ai më pas udhëhoqi një qeveri të përkohshme për dymbëdhjetë muaj.
Zvicra e para ka Uruar per fitoren e Kurtit, pastaj Brukseli (Kaja Kallas, Marta Kos..) vendet tjera evropiane dhe vendet nga ballkani, por jo edhe Serbia
I pari nga vendet evropiane per fitoren e zgjedhjeve te 28 dhjtoritt e vitit te kaluar dhe fitoren e Kurtit e ka uruar Presidenti i Zvicrës z.Guy Parmelin permes gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch sipas te cilit « Presim bashkepunimin me qverine Kuritn per te intensfikar bashkepunimin me Kosovën ne shume fusha.. »
Urimet për zdhedhjen e Kurtir kryeminister sot kane arritur edhe nga Brukseli dhe vendet e BEsë si dhe vendet fqinje te ballkanit (Shqipëria, Maqedonia Veriore, Kraocia, Mali i Zi..). Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, duke uruar Kurtin shkroi në rrjetin “X” se “formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues”
Ndersa, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur votëbesimin në Parlament të qeverisë së re të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Kos ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe është shprehur se pret me padurim për të vizituar Kosovën.
Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar, duke treguar një rritje të interesimit krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Dy shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë Gjermania me 44,774 votues dhe Zvicra me 27,248 votues të regjistruar.
Pas fitores së zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit te kaluar në Kosovë, Albin Kurti i ka kushtuar vëmendje të veçantë diasporës shqiptare, duke e falënderuar për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e saj. Sipas tij « Diaspora nuk është vetëm pjesë e së kaluarës së Kosovës, por edhe e së ardhmes së saj.
« Diaspora shqiptare te njohur ne Zvicer dhe vendet tjera evropiane si shembll integrimi dhe suksesi edhe kesaj radhe deshmoi lidhjen e fortë me atdheun, pavarësisht se jetojnë jashtë te cilet ata po e bejne ndryshimin jo vetem duke investuar ne zhllimin dhe ndertimin e vendit por edhe avancimin e proceseve politike drejt nje vend demokratik permes votes se tyre, për ta bere vendin tone si Zvicra, drejt funksionimit te shtetit juridk.. » ka thëne Kryeministri Kurti për gazeten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch pas zgjedhjeve në Kosovë
Rritja e Investimeve në Mbrojtje…Kurti denoncoi sulmet dhe kërcënimet e pandërprera nga Serbia
Pas një viti paralize politike në Kosovë, Parlamenti zgjodhi qeverinë e paraqitur nga kryeministri në largim Albin Kurti të mërkurën në mbrëmje. Programi i tij përqendrohet në ekonomi dhe rritjen e investimeve në mbrojtje. Ndërsa denoncoi « sulmet dhe kërcënimet e pandërprera nga Serbia », e cila nuk e ka njohur kurrë deklaratën e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Albin Kurti megjithatë premtoi të « vazhdojë normalizimin e marrëdhënieve » me Beogradin.
Në pushtet që nga marsi i vitit 2021, pasi drejtoi shkurtimisht një qeveri midis shkurtit dhe qershorit 2020, Albin Kurti arriti të ndërtonte këtë shumicë të re me mbështetjen e përfaqësuesve të zgjedhur të pakicave. Në një fjalim para votimit, ai prezantoi një program të përqendruar në ekonomi dhe rritjen e investimeve në mbrojtje, duke kritikuar Serbinë, e cila nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e shpallur në vitin 2008 nga Kosova, ish-provinca e saj jugore.

