13.7 C
Berne
vendredi 18/10/2024

𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢 i Kosoves 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐭𝐨𝐧 𝐫𝐞𝐳𝐨𝐥𝐮𝐭ë𝐧 𝐩ë𝐫 𝐔𝐤𝐫𝐚𝐢𝐧ë𝐧 🇺🇦

Prishtine 3 mars -Po hyjmë në javën e dytë të një Evrope tjetër pas invazionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Është lajm i keq, por realitetit nuk mund t’i ikim as ne si Kosovë, që siguria e kontinentit tonë pëson degradim pas këtij agresioni, njofton gazeta zvicerane Le Canton.ch

Institucionet e Kosovës tashmë janë në gjendje gatishmërie për të kryer funksionet e tyre në shërbim të paqes dhe sigurisë, fillimisht duke denoncuar dhe denuar agresionin rus me rezolutën e Kuvendit sot, por edhe me rritjen e kapaciteteve tona të sigurisë duke përdorur gjithë fuqinë tonë.

Sulmi ndaj Ukrainës, është sulm që i përket një bote politike të një shekulli më parë, është sulm i një diktature ndaj një demokracie, dhe bota demokratike ku bëjmë pjesë edhe ne si Kosovë, e ka të qartë pozicionin e vet. Ne qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të Ukrainës, të luftës së saj për liri dhe dinjitet, dhe nuk do hezitojmë të kryejmë të gjitha detyrat tona shtetrore në shërbim të kauzës dhe vlerave tona të përbashkëta.

Derniers articles