19 C
Berne
samedi 18/05/2024

Ambasadorja e re shqiptar në OKB Vasilika Hysi sot në Gjenevë ka pritur gazetarin nderkombëtar Nefail Maliqin

Ambasadorja e Republikes së Shqiperisë në OKB znj. Vasilika Hysi me editorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Bernë, 27 shkurt -Presidenti shqiptar Bajram Bega para camuajsh ka deleguar ambasadoret e rinj ne vende evropiane, perfshire ketu edhe ata në Zvicer. Keshtu Mustafa Nano eshte emëruar ambasador në Zvicër (Berne), kurse ne Gjenevën nderkombetare eshte Vasilika Hysi, ambasadore, përfaqësuese e re në Misionin e Kombeve te Bashkuara, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ambasadorja Hysi: Shqiptarët në Zvicër, shembull integrimi që suksesi i tyre po i japin imazh të mirë kombi tonë!

Ambasadorja e re shqiptare ne OKB Zvicer znj.Vasilika Hysi  sot ne Gjenevë ka pritur gazetarin tonë nderkombetar Nefail Maliqin kur ne Pallatin e Kombeve te Bashkuara po zhvillihon punimet e Sesionit te 55-te te Keshillit të OKB-së për te Drejtat e Njeriut, i cili jeton dhe vepron në Zvicër që prej me shumë se tri deceniesh, që ndjek aktivitetet në organizatat ndërkombëtare në Gjenevë dhe Qeverinë helvetike (DFAE) në Bernë.

Gjate këtij takimi pos marëdhineve te mira te Shqipërise dhe Zvicren, të cilat ambasadorja znj.Vasilika Hysi i ka cilesuar te shkëlqyeshme, ështe biseduar edhe per rolin e OKB-së tashem si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut (KDNJ) me mandat tre-vjeçar si dhe viziten e djeshme ne OKB te shefit te diplomacise shqiptare ne Igli Hasani.

Njekohesisht ambasadorja jone ne OKB znj. Hysi eshte njoftuar për viziten e nje grupi gazetaresh boteror qe do realizohet diteve te ardhshme ne Shqiperi. Sipas z.Maliqi, duke ju referuar agjenedes së APES, gazetaret boteror kane ne program ta vizitojne Shqiperi para sezonit veror, per te mesuar për së afermi per bukurit e vendit, zhvillimet ekonomike dhe politike si dhe progesin si kandidate anetare per ne BE etj..

Për vizite e gazetareve boterorë Shqiperi ne fjalë të mbështetur nga komiteti i APES eshte njoftuar edhe ambasada zvicerane ne Tiranë. Vizita ne fjale e perfaqësuesve te mediave boterore eshte inicuar nga gazetari yne i njohur Nefail Maliqi, i cili eshte pjese e stafit te ketij asociacioni nderkombëtar (APES) ne Gjenevë qe tubon rreth njeqind anetare, gazetare keta te mediave prestigjioze botërore.

Viteve te fundit gazetaret e APES vizita te tilla ne bashkëpunim me qeverite dhe ambasadat e vendeve te ndryshme boterore ne Zvicer ka organizuar ne Liechtenstein, Turqi, Katar, Ukraine, Tayvan…Kurse ne Kosovë ka organizuar tri herë, sikur heren e fundit, vitin e kaluar, me rastin e 15-vjetorit të pamvaresise.

Njekohesisht ambasadorja me gazetarin tone kane biseduar edhe  mbi rolin e diaspores shqiptare ne Zvicer, integrimin e tyre, studentet dhe mesimin në gjuhen shqipe sio dhe roline mediave tona ne sensibilizmin e ceshtjes kombëtare ne arenen nderkombëtare.

«Shqiptaret ne Zvicër, jo vetëm shembull integrimi, por puna dhe sukseset e tyre po i japin imazh të mire kombi tone, me te cilet mburremi dhe jemi krenar.. » ka deklaruar nder tjera ambasadorja znj.Vasilika Hysi për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Njekohesisht abasadroja Hysi duke vleresuar lart rolin dhe kontributin e gazetarit tone në Zvicer ne avancimin  e proceseve demokratike ne ballkan përmes gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, kane biseduar edhe per rolin e mediave ne gjuhen shqipe në Zvicer te cilat po bëjne nje pune te mire ne integrimin e bashkekombasve tanë ne territorin e shteti helvetik.

Derniers articles