-0.2 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Qou vadis gazetaria shqiptare! Pse mediat e Kosovës dhe Shqipërisër nuk citohen në mediat botërore?

Bernë, 5 maj -Në Kosovë a ka media te pavarura? Gazetaria në Kosovë a ka vdekur? A po konvertohet ajo nga profesioni në biznes? Në Zvicer, në vendin me te pasur ne Evropë, mbyllen mediat, kurse ne Kosovë, vendin me te varfur në Evropë hapen?! Kush qëndron pas tyre?! Pse mediat boterore kurre nuk citojne mediat kosovare, pse ka humbur ky besim?! E njejta gjë vlenë edhe per Shqipërinë!
Ne Kosove dhe Shqiperi 30 editorë dhe shefa te mediava milionarë?! (« Në qoftë se hasni një gazetar të pasur, mos i besoni… » -Gazetari njohur boteror Indro Montanellit)
Cili eshte misioni i Shoqatave te gazetareve ne Kosovë? Pse ato flasin vetem për kercnime e rrahje te gazetareve (dy shuplaka) kurse heshtin për vrasjet e gazetareve viteve te fundit apo per fyerjet e gazetareve dhe mediave ndaj diaspores dhe femrës shqiptare ne Kosovë?!, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Më 3 maj në Diten ndërkombtare të gazetarëve dhe lirisë së shprehjes, cka u tha e cka nuk u tha në Kosovë?
3 Maji-Dita Nderkombëtare e shtypit po e gjen Kosovën pa asnje gazete?! Ose si mund te shpjegohet, fakti se ne Veri te Kosovës sot ka dhjetra gazeta serbe, kurse ne Kosoven e lirë asnjë në gjuhen shqipe?! Po nëse te pyet ndokush, me trego sa gazeta ke, te tregoj kush je? Atëherë, si do te përgjigjeshin koleget tane nga Kosova?!
Eshte paradoksale që në Zvicrën me 300 mije shqiptare t’mos kete asnje gazetë, perderisa per 30 mije serbe ata kane tri gazeta?!
Shuarja e gazetave ne Kosovë për shume intelektual eshte nje humbje e madhe, nje disfatë kulturore dhe kapitulim i gazetarise se mirëfillte e cila viteve te fundit eshte shndrruar në biznes! Prandaj, sot ne Kosovë patronet e TV, editoret e mediave jane milionere, kurse gazetaret e varfur!
Jemi deshmitare se para lufte ne Kosovë TV dhe mediat i kontrollonte Miloshevici, kurse pas lufte, për 20 vite rresht ato kontrollohen dhe sponsorizohen nga boset, lideret dhe mafia politike me financime te dyshmite nga sherbimet e huaja antishqiptare.
Kur eshte fjala ketu Organizatat boterore te press-it posedojne informacione se shume media e portale sot ne Kosovë mbeshteten nga sponsore te dyshimite si nga Serbia, Rusia (sputnik), Irani, Turqia (gylenet) per te përqare shqiptaret. Kete e deshmon edhe nje raport amerikan, ku nder tjera thuhet se ne Kosove nga 2200 informacione sa hyjne në dite, dmth qe publikohen ne mediat e atjeshme, 1600 jane nga burimet sllave, kupto ato serbe dhe ruse?!
Sot ne Kosovë patronet e TV, editoret e mediave jane milionere, kurse gazetaret e varfur!
Pradaj sot gazetari ne Kosovë ka vdekur sepse ajo përdoret me shume si biznes se sa si profesion për t’i kontribuar proceseve, sidomos luftes kunder krimit te organizuar dhe integrimeve . Aktualisht ne Kosovë dhe Sqhiperi ke mbi 30 milionerë, editor dhe patrone te TV dhe mediave tjera ne Kosoven më te varfur në Evropë, ku gazetaret paguhen nga 200 deri ne 500 euro?!
Kur mediat ne Evropë kane telashe financiare, ta zëme ne France apo Zvicer, për cdo vit mbyllen nga 4-5 mediume!, krus ene Kosoven e varfur hapen?! Atëhere vetvetiu shtrohet pyetja si mbahen, si ekzistojne ato ne Kosovë dhe kush i financon, kush qëndron pas tyre ?!..
Sipas gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch sot mediat në Kosovë shfrytezohen dhe manipulohen nga bosët e tyre politik dhe biznismenet dhe grupet mafioze, kete na e kan ekofirnuar edhe IFJ dhe Reporters sans Frontieres ne Bruksel. Pa dezertimin e gazetareve nga mediat qe sponsorizohen nga klanet mafioze serb-ruse ne Kosovë dhe ballkan nuk do te ket avancim te proceseve demokratike dhe te integrimeve!!
Eshte e pakuptueshme pse Shoqatat e gazetareve ne Kosovë heshtin përballe vrasjeve te gazetareve, nga kush kane frikë?! Kete e themi sepse, keto shoqata sa here flasin për gazetaret dhe lirin e shprehjes ne Kosovë, siq ishte rasti i fundit me 3 maj, ato me shume flasin për kercnime apo rrehje (dy shuplaka) se sa per vrasjet e gazetareve ne rajon.
IFJ dhe Reporter sans frontieres ka raportuar dhe denuar vrasjene 10 gazetareve te cilet ishin edhe me uniforme te UCK-së dhe mbeshtes te akriktektit te paamvresis e Kosovës Ibrahim Rugova?!
Ok, nëse shoqatat kosovare paskan frike te kerkohet hetime nga policia apo nderkombëtaret, për vrasjet e gazetareve, atehere pse nuk denojne ose nuk marrin masa ndaj gazetareve sharlatan te cilet fyejne e shajne diasporen apo rrahen ne studio tv?!..
Jo vetem kaq, sot ne Kosovë asnje medium nuk guxon t’i fyejnë serbet si « shkie » kurse ne Serbi nuk ndalen mediat serbe te fyejne shqiptaret si « siptari » dhe heshtja e shoqatave te gazetareve ne Kosovë përrballe ketyre fyerjve duket si nje lloj solidarizimi me koleget serbe te cilet edhe pas luftes, pas kapitulimit te Serbisë, vazhdojne te perdorin zhargonin e diktatorit serb Milosheviqit?!

Derniers articles