5.6 C
Berne
dimanche 22/12/2024

12 vjet nga atentati mbi deputetin dhe humanistin e njohur shqiptar nga Rahovica e Luginës Ing. Isuf Azizi. Beogradi dhe Presheva heshtë?!

Amaneti i deputetit shqiptar Ing. Isuf Azizi nga Presheva 24 orë para se të vritej: “Nese do jemi unik, se shpjeti do bashkohemi me Kosovën..”. 

Preshevë, 22 maj -Sot mbushen 12 vjet që kur Lugine e mbuluan rete e zeza, pasi u dha lajmi i trrishtueshëm ne Preshevë, se ishte bere atentat mbi deputetin shqiptar te komunes se  Preshevës Ing.Isuf Azizit, nje veprimtar i shquar, biznesmen dhe humanist i njohur jo vetem ne Luginen e Presheves por edhe me gjere, ne Kosove e Shqiperi, kane sjrkuar sot mediat shqiptare ne Kosove dhe Shqiperi. Atentat mbi deputetin nga Presheva, liderin i cili ngriti flamurin shqiptar dhe amerikan ne kohrat me te veshitira, ne periudhen e Miloshevicit, n’midis Preshevës, ndersa sot flamuri yne kombëtar, as per dasma nuk guxojne ta përdorin?!

Atentati mbi deputetin shqiptar nga Rahoca e Presheves se shpejti mori dhene, ku i dhane hapsire te konsiderueshme jo vetëm ne mediat shqiptare dhe ato lokale por edhe ne ate boterore si: Reuters, AFP, DPA, ATS etj. Ngjajshëm kanë raportuar edhe RTK, RTV21, TV i Preshevës, Koha Ditore, Zëri, Kosova Sot, Illyria dhe gjitha mediat e shkruara dhe elektronike si ne Kosove ashtu edhe ne Shqipëri e ballkan.

Gjakpirrësit nuk guxuan t’ia dalin perballë trimit Isuf Azizit, por e vrane ne prite, pas shpinde, ashtu siq u vrane komand Lleshi dhe Adem Jashari!

Bildergebnis für isuf azizi mediat boterorePerkunder insistimit te familjarëve te te ndjerit Azizi per te ndriquar rastin, deri tash, as pas 10 vitesh nga atentati asgje s eshte bërë nga pushteti serb jo se jo, por as nga kreu i partise (PVD) se ciles i takonte, perveq ndonje deklarate per sy e faqe edhe ate ne prag të zgjedhjeve!

Pra, sot u mbushën 12 vite (22 maj 2009) nga vrasja pas shpinde e deputetit dhe biznesmenit të njohur të Kosovës Lindore ing. Isuf Azizi, drejtor i NDPB “Valoni-Petrol” (Preshevë-Prishtinë). Mediat shqiptare para shtatë vitesh në Kosovë, Shqipëria e gjithkah bashkë me agjencitë botërore dhanë shpejt lajmin se është vrarë në pritë në mënyrë tinëzare në një atentat ndaj ing.Isuf Azizi, deputet, humanitar dhe një biznesmen i njohur në Kosovën Lindore që ishte drejtor i NDPB “Valoni-Petrol” (Preshevë-Prishtinë).

“Nese do jemi unik, se shpjeti do bashkohemi me Kosovën..” kishte deklaruar ing.Isuf Azzi ne tubimin e fundit ne Presheve i cili ishte i pari personalitet i cili ngrit flamurin kombetar dhe amerikan ne qender te qyteti ne Preshevë, perkujton agjencia e lajmeve “Presheva jone”

PVD, Presheva dhe Beogradi duhet zbuluar vrasësit e deputeti Azizi, për te hequr dyshimet se ata nuk jane te involvuar në këtë krim! Heshtja e tyre shume flet!

Të shtojmë se autoritet aktuale serbe ndoshta mund të kenë informacione për vrasësit e deputetit dhe humanistit të shquar preshevar Isuf Azizi (nga Rahovica). Por heshtja e autoriteteve serbe në Beograd dhe atyre lokale (në Preshevë), sipas shtpit shqiptarë ne Prishtine dhe Tiranë, ndaj rastit Azizi dhe mos arrestimi i kriminelëve që shtien në deputetin shqiptar, flet shumë qartë se kush mund të qëndrojë pas këtij akti kriminal, aq më tepër kur dihet se drejtues të shtyllave kryesore të shtetit serb janë ende bashkëpunëtorët dhe kuadrot e Milosheviçit, siç kanë raportuar së fundit agjencitë botërore.

Gjakpirrësit nuk guxuan t’ia dalin perballë trimit Isuf Azizit, por e vrane ne prite, pas shpinde, ashtu siq u vrane komand Lleshi dhe Adem Jashari!. Sikur t’mos kishte qenë ky patriot, ky deputet me emrin Isuf Azizi i njohur si humanist dhe kontribues i lirise dhe popullit shqitare ne Lugine e Kosove,  sigurisht do të ishte zbuluar dora e zezë, kriminelët që shtien në deputetin shqiptar Ing.Isuf Azizin i cili i bëri rezistencë dhe nuk lejoi të birin e kryekriminelit serb Milosheviqit, Markos të investoj dhe të hapte bizneset e tija në Kosovën Lindore. Por pas vrasjes se deputetit shqiptar Azizi, i biri i krimineli , Miloshevicit, përmes disa shqipfolësve ia arritit te investoj dhe  futet në Preshevë me bizeset e tija?! Prandaj, PVD, Presheva dhe Beogradi duhet zbuluar vrasësit e deputeti Azizi, për te hequr dyshimet se ata nuk jane te involvuar ne atentat!

GAZETA SHQIP – SHQIPËRI

http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/05/24/tre-vjet-nga-vrasja-e-deputetit-isuf-azizi-autoret-ende-te-paidentifikuar/

GAZETA BOTA SOT – KOSOVË

http://www.botasot.info/def.php?category=43&id=169234

Derniers articles