22.4 C
Berne
lundi 5/10/2026

Protestuesit e fyen, kërcënuar de goditën gazetarin Sopi duke e akuzuar se është shok i Fatmir Shehollit.

Ne rrezik mund te jene ata që jane pare ne foto (gazetare e analsite te opozites) me Shehollin te cilet nuk jane pare fare ne protesta e as sot ne kuvend ?! 

Gazetari Jeton Sopa ka reaguar pas sulmit ndaj tij gjatë protestës së sotme pranë Kuvendit të Kosovës.

Sopa ka treguar se, derisa po tentonte të ndiqte seancën e Kuvendit, disa protestues e kanë fyer dhe kërcënuar, duke e akuzuar se është shok i Fatmir Shehollit, kane shkruar sot gazetat kosovare.  Ai ka thënë se u ka treguar edhe kartelën e veteranit të UÇK-së, por pavarësisht kësaj, situata është përshkallëzuar.

Sipas Sopës, disa persona e kanë rrethuar, kapur, shtyrë dhe goditur. Ai ka bërë të ditur se ndodhej në stacionin policor për ta raportuar rastin.

Gazetari ka deklaruar se sulmi, sipas tij, lidhet me punën e tij në publikimin e hulumtimeve dhe fakteve për keqpërdorime.

“Nëse këta mendojnë se me kërcënime dhe sulme të tilla mund ta ndalin të vërtetën, e kanë shumë gabim”, ka shkruar Sopa.

Postimi i plotë:

Të nderuar,

Sot, rreth orës 10:00, kam shkuar për ta ndjekur seancën e Kuvendit të Kosovës.

Fillimisht jam drejtuar te hyrja zyrtare e Kuvendit, aty ku zakonisht hyjnë gazetarët. Policia më tha se nuk mund të hyja në këtë pjesë, pasi protestuesit kishin bllokuar hyrjen e Kuvendit, dhe më sugjeruan të shkoja te hyrja tjetër, nga ana e Komunës.

Kur dola te hyrja tjetër, edhe aty policia nuk më lejoi të futesha në oborrin e Kuvendit. Për këtë arsye, qëndrova në zonën mes protestuesve dhe policisë, aty ku ishin vendosur edhe gazetarët.

Pas disa minutash, disa persona, të cilët mbanin kapele me mbishkrimin “Liria ka emër”, filluan të më fyenin dhe të më kërcënonin me fjalë të cilat nuk mund t’i përsëris.

Më kërkuan të largohesha nga aty, duke më akuzuar se jam shok i “UDB-ashit” Fatmir Sheholli. Njëri prej tyre mori një logo ngjitëse të UÇK-së, gjoja për të më “testuar” nëse do ta vendosja.

Me shumë mirësjellje e mora dhe e vendosa në xhaketë afër zemrës, duke u thënë se jam ish-ushtar i UÇK-së dhe se kjo është, padyshim, krenaria më e madhe e jetës sime.

Derniers articles