26.3 C
Berne
lundi 7/09/2026

Alarmi dhe këshillat e Robertsonit*

Në foto: Lordi George Robertson me komandantin e parë të KFOR-it, gjeneralin Mike Jackson
Shkruan: Dush GASHI
Është pak shqetësuese kur Lordi George Robertson ndjen se duhet t’u drejtohet kosovarëve me një porosi.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s në kohën kur bota na nxori nga kthetrat e Serbisë, tash të zgjon idenë sikur Kosova sërish është para një udhëkryqi dhe nuk dijmë se kah fati do ta çojë.
Dhe, nuk është se s’ka arsye për shqetësim:
“Armiku i Kosovës nuk është vetëm në Serbi. Ajo ka edhe armiq të tjerë në botë që duan ta kufizojnë atë dhe ta rikthejnë atë në pozicionin e saj historik si pjesë e Jugosllavisë së vjetër”, alarmoi Robertson.
Nuk e di pse Roberson tha “në Jugosllavinë e vjetër”, por ne e dimë se kjo don të thotë në Serbi.
Famirësisht, Robertson ka edhe një lajm të mirë për ne: se atë e kemi mik, se e kemi mike Mbretërinë e Bashkuar dhe se kemi miq në shumë nga vendet që morën pjesë në konfliktin e vitit 1999.
Por, mikut duhet t’ia dëgjojmë edhe këshillat e dhëna me shumë dashamirësi:
– Formojini institucionet;
– Pranojeni cilido që të jetë verdikti i Gjykatës Speciale.
Në fakt, do të duhej ta dinim edhe vetë se, me pengimin e formimit të institucioneve po e rrezikojmë edhe shtetin. Dhe, e dyta, se nuk tundet Haga për ato që bëjmë ne këndej. Vetëm mund ta dëmtojmë veten tonë.

Derniers articles