Prishtine, 16 kortik -Në fundin e mandatit të tij në Republikën e Kosovës, sot prita në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher, të cilin e falënderova për bashkëpunimin e afërt dhe kontributin e çmuar në kultivimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve, njofton gaxeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Zvicra mbetet një nga mbështetëset më të mëdha të Kosovës nga çlirimi, pavarësia e deri te zhvillimi dhe forcimi i institucioneve të Republikës sonë. Mërgata jonë e dashur është themel i lidhjes së fortë mes dy shteteve tona, që gradualisht dhe vazhdueshëm po rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare, të cilave do t’u japë një hov të ri e të shtuar ratifikimi i marrëveshjes për tregti të lirë – EFTA.
Ne jemi mirënjohës për kontributin e Zvicrës në kuadër të KFOR-it dhe programin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në kuadër të të cilit për periudhën e re 2026-2029 janë të zotuara më shumë se 64 milionë CHF për Kosovën, pas 88 milionë CHF për periudhën paraprake 2022-2025.
