23.6 C
Berne
lundi 15/06/2026

Ky eshte serbi, shefi i islamofobëve në Evropë qe po udheheq bandat serbe dhe shqiptare

Paris, 15 qershor -Kë eshte serbi, shefi islamofobëve qe po udhëheq një bandën serbe dhe shqiptare te cilet ne emer te disa « shoqatave » po nxisin urrejtje dhe përqarje nderfetare (katolike dhe muslimane) në Evropë…

Gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch ka mesuar sherbimet sekrete dhe polcia nderkombëatre se në natën e 31 majit 2025, u hodh bojë jeshile në fasadën e Memorialit të Holokaustit në Paris, në tre sinagoga në kryeqytetin francez dhe në një restorant hebre në lagjen Marais.

Koka derri u lanë gjithashtu para disa xhamive në rajonin e Parisit, ndërsa në Berlin, skelete plastike u vendosën pranë Memorialit të Hebrenjve të Vrarë të Evropës.

Koka derri u zbuluan jashtë nëntë xhamive në Paris dhe periferitë e tij më 8 shtator 2025, një akt i konsideruar si provokim islamofobik. Hetimi çoi shpejt në gjetjen e një automjeti me targa serbe dhe autoritetet dyshojnë për përfshirjen e shërbimeve të inteligjencës së huaja, potencialisht ruse. Një operacion rezultoi në arrestimin e një grupi të përfshirë në këto akte në Paris dhe Berlin.

Policia franceze dyshon se personat që lanë koka derri para xhamive në Paris në mbrëmjen e 8 shtatorit. Para nëntë xhamive në qendër të Parisit dhe rrethinat e saj, është gjetur nga një trup ose kokë derri. Incidenti shkaktoi zemërim në të gjithë Francën.

Hetimi shpejt tregoi të dhëna të pazakonta – dy të dyshuarit po drejtonin një makinë me targa serbe, përdorën një numër telefoni kroat dhe disa orë pas incidentit kaluan kufirin me Belgjikën.

Ka ngjashmëri të habitshme me një sërë provokimesh të mëparshme, siç është pikturimi i Yjeve të Davidit në muret e Parisit në tetor të vitit 2023, ose gjurmët e kuqe të duarve në Memorialin e Holokaustit në maj të vitit 2024.

Agjencitë franceze të sigurisë më parë i kanë etiketuar Rusinë dhe Iranin si vende që përdorin “mashtrime të ndyra” për të përçarë shoqërinë franceze. Gjatë hetimit më të fundit, policisë i është drejtuar një fermer nga Normandia, një rajon në veri të Francës, i cili deklaroi se u i kishte shitur “rreth dhjetë” koka derri dy burrave që erdhën me një makinë me targa serbe. E njëjta makinë u pa më vonë më 8 shtator në pamjet e kamerave të sigurisë në pjesën lindore të Parisit, si dhe pranë disa xhamive.

Momcilo Gajic, në një hetim nga gjyqësori serb, dyshohet se është një nga organizatorët e një sërë veprimesh raciste të drejtuara kundër komuniteteve hebraike dhe myslimane në Paris dhe Berlin në pranverën dhe verën e vitit 2025, shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Hetimi u përqendrua shpejt te shtetasit serbë, të cilët dyshohet se vepruan në emër të Rusisë për të nxitur tensione racore dhe fetare në Evropë. Momçilo Gajić, me nofkën « Murgu », besohet se i ka financuar operacionet.

Gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch ka mesuar se në natën e 31 majit 2025, u hodh bojë jeshile në fasadën e Memorialit të Holokaustit në Paris, në tre sinagoga në kryeqytetin francez dhe në një restorant hebre në lagjen Marais.

Koka derri u lanë gjithashtu para disa xhamive në rajonin e Parisit, ndërsa në Berlin, skelete plastike u vendosën pranë Memorialit të Hebrenjve të Vrarë të Evropës.

Ai arriti t’i shpëtonte policisë franceze dhe serbe dhe nuk ishte midis 11 anëtarëve të grupit që u arrestuan në Serbi në fund të shtatorit të të njëjtit vit.

Tre anëtarë të grupit pranuan fajësinë dhe në dhjetor 2025 u dënuan në një gjykatë në Smederevo për spiunazh dhe nxitje të diskriminimit racor.

Një nga të dënuarit e përshkroi Gajic si organizatorin e trazirave « të lidhur ngushtë me shërbimin rus », sipas dokumenteve të gjykatës.

Policia nuk iu përgjigj një pyetjeje nëse ishte lëshuar një urdhër arresti për të.

Momçilo Gajić (30) nuk ka dënime të mëparshme, ka një adresë të regjistruar në Novi Sad, Vojvodinë, dhe njihet edhe me nofkën « Kaluđer », sipas një hetimi nga Radio Evropa e Lirë.

Çfarë dihet për udhëheqësin e grupit nga Serbia?

Informacionet e para rreth rolit të Gajić në incidentet e Parisit dhe Berlinit u shfaqën në fund të shtatorit 2025, kur Ministria e Punëve të Brendshme Serbe (MUP) njoftoi se 11 persona ishin arrestuar në një operacion të madh nga policia dhe Agjencia e Sigurisë së Informacionit me dyshimin për kryerjen e krimeve të spiunazhit dhe diskriminimit racor dhe të diskriminimit tjetër.

« Ka baza për dyshim se MG, i cili është në arrati, duke vepruar sipas udhëzimeve të një shërbimi të huaj të inteligjencës, organizoi dhe trajnoi një grup prej 14 shtetasish serbë në territorin e Republikës së Serbisë, qëllimi i të cilit ishte të shkelte të drejtat themelore të njeriut në territorin e Francës dhe Gjermanisë bazuar në dallimet në racë, ngjyrën e lëkurës, përkatësinë fetare, kombësinë dhe origjinën etnike », njoftoi Ministria e Brendshme më 29 shtator.

Neser: Kush eshte ky Momçillo Gajic,cili ehstge misoni i tij, kush qëderon pas tij, a kerkon Interpoli..

Derniers articles