5.6 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Kosova ngre Kallëzim penal dhe padi civile për Dick Martyn e Carla Del Ponte- për njollosjen e UÇK-së

Prishtinë, 10 mars -Avokati i njohur, Tomë Gashi ka thënë se është duke përgatitur kallëzim penal si dhe padi civile kundër senatorit zvicëran Dick Marty, ish- kryeprokurores Carla Del Ponte si dhe Jose Pablo Baraybar- kryesues i zyrës për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore në kuader të UNMIKU-t, njofton  gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

“Në cilesinë e avokatit dhe sipas autorizimit të z.Mersin Katuçi është duke u përgaditur kallezim penal si dhe padi civile kunder senatorit zvicran Dick Marty i cili kishte shkuar në menyrë klandestine, i maskuar në pronat dhe shtepinë e z.Mersin Katuçi, në fshatin Gurë Republika e Shqiperise, edhe pse në shtepinë e familjes Katuci nuk ishte gjet asnje prove per trafikim te organeve njerezore, Dick Marty e mashtroi-e vuri ne lajthim Keshillin e Evropes duke pretenduar se pjesetare te UÇK-se gjatë luftes dhe pas perfundimit të luftes, në shtepinë e tij kinse kishin mbajtur qindra civil, shqiptar, serb, rom, në menyre të kunderligjshme, i kishin torturuar, i kishin vrare, dhe u kishin hequr organet trupore per trafikim nderkombetar”, ka shkruar avokati i njohur kombetar dhe nderkombetar Tomë Gashi, transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Z.Gashi ka thëne per Le Canton.27.ch se “Kallezim penal dhe padi civile do te ushtrohet edhe kunder ish Kryeprokurores te Tribunalit te Hages znj.Carla Del Ponte, sepse ne librin e saj perdori te dhena të rrejshme per krimet e pretenduara te UÇK-se e qe ishte shfrytezuar nga Dick Marty per raportin e tij famëkeq”Tome Gashi to file a lawsuit against Dick Marty, Carla del Ponte, and Jose  Baraybar on behalf of the owner of the 'Yellow House' - KoSSev

Derniers articles