Bruskel, 1 maj -Ne prag te Dites Nderkobmbëtare te lirise se fjalës (mediave) gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch ka zhvilluar nje bised me njeriun numer një të Drejtorit të Përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij (Reporters sans frontières -RSF) z. Thibaut Bruttin
Grupe mafioze, po ndkein gazetaret, keto raste i kemi parë në Ballkan, sidomos ne Serbi dhe në Bosnje
Thibaut Bruttin është një figurë publike në fushën e medias dhe lirisë së shtypit. Ka qenë gjtnje aktiv, militant i fales se lirie i përfshirë në iniciativa për mbrojtjen e gazetarëve (p.sh. evakuimi i gazetarëve nga Afganistani dhe projekte për lirinë e medias). Ai drejtor i përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij (Reporters Without Borders-RSF) që nga korriku 2024.
Pyetjes rreth lirise se madiave ne ballkan pas luftes ne ballkan fillimisht z.Bruttin thot se « Pas luftës në Ballkan, dy vite e gjysmë më vonë, nuk pati më ndjekje të vazhdueshme. Mendonim se situata e mediave do të përmirësohej, por mendoj se problemet mes gazetarëve vazhdojnë ende. Sot shtrohet pyetja: si po jetojmë aktualisht në mjedisin mediatik? Ka disa problematika. Së pari, ekziston një problem i qartë me fjalën publike: kemi vendimmarrës publikë që ndonjëherë përdorin një gjuhë jashtëzakonisht të dhunshme ndaj gazetarëve. Mendoj veçanërisht për Ballkanin, për presidentin e Republikës Serbe të Bosnjës, i cili ka përdorur deklarata shumë të ashpra kundër gazetarëve. »
« Ekziston gjithashtu problemi i kapjes oligarkike të mediave — radio dhe televizione që kontrollohen nga interesa financiare dhe politike. Po ashtu, vazhdon një nivel i lartë dhune ndaj gazetarëve, të cilët mund të bëhen objekt i dhunës, madje edhe nga forcat e rendit, perfshire këtu edhe grupe mafioze. Kemi parë raste të tilla në Ballkan, sidomos ne Serbi dhe në Bosnje. Për këtë arsye jemi detyruar të ofrojmë ekipe mbrojtjeje për gazetarët në rajon. Thene shkurt, situata ende nuk është stabilizuar. Duhet ende të mbrojmë gazetarët në Ballkan.. » eshte përgjigjur ne vazdhim Thibaut Bruttin për gazetën zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Thibaut Bruttin: Në Kosovën, gjatë 10 viteve të fundit, nuk ka pasur pothuajse asnjë hetim serioz për raste të tilla
Pyetjes vijuese shtruar shefit te Reporterëve pa Kufij se pas luftes sikur ne Serbi, Bosnje edhe ne Kosovë jane vrare gazetare, po deri tash asnje autor i këtyre krimeve nuk eshte arrestuar e as nuk eshte ndeshkuar. Pse po ndodhe keshtu, pse nuk zbulohen, arrestohen ata qe vranë gazetaret?
« Problemi që hasim, si para ashtu edhe pas luftës, është pasiguria e gazetarëve dhe mungesa e drejtësisë. Është e qartë se mosndëshkueshmëria e krimeve kundër gazetarëve nxit krime të reja. Për këtë arsye kemi bërë thirrje, së bashku me organizata ndërkombëtare aktive në Kosovë, për hetime efektive dhe të pavarura, me qëllim zbardhjen e këtyre krimeve dhe vendosjen e përgjegjësisë. Problemi me hetimet e vjetra — për gazetarë të vrarë 10 apo 15 vite më parë — është se shpesh është shumë e vështirë të gjenden dëshmitarë dhe prova.
Megjithatë, ndonjëherë e vërteta del në pah edhe pas shumë vitesh. Për shembull, këtë javë kemi publikuar një hetim për një krim të kryer në Siri në vitin 2014. Pra, ndonjëherë proceset e gjata mund të çojnë në drejtësi. Por për Kosovën, gjatë 10 viteve të fundit, nuk ka pasur pothuajse asnjë hetim serioz për raste të tilla. Liria e shtypit nuk lidhet vetëm me sigurinë fizike të gazetarëve. Ajo përfshin edhe ekonominë e mediave, besimin e qytetarëve dhe një diskurs politik të përgjegjshëm. Nuk mund të thuhet se Kosova shkëlqen në të gjitha këto dimensione.
Kosova per dallim nga vitin e kaluar ka shënuar progres ne lirine medias. Nga vendi i 79-të eshte ngritur ne nje rand te favorshëm ne vendin e 84.
* Kjo situate e brisht e mediave ne ballkan, sidomos në Shqiperi dhe Serbi cfare do hhste perspektiva e këtyre vendeve, apo a do jet pengese ne rrugëtimin e tyre dret anëtarësimit ne BE?
Thibaut Bruttin: Sa i përket perspektivës evropiane, sot ka diskutime më konstruktive brenda kornizës së Bashkimit Evropian. Shembulli i Shqipërisë është domethënës: ka kandidatë që angazhohen për demokraci liberale dhe për gazetari të pavarur si pjesë e procesit të integrimit evropian.
Bashkimi Evropian kërkon nga vendet që të përmirësojnë lirinë e shtypit dhe situatën e mediave përpara anëtarësimit. Nuk është gjithmonë e lehtë, por ka diskutime konstruktive. Me kalimin e kohës, këto vende duhet të tregojnë përkushtim real dhe jo vetëm deklarativ ndaj vlerave demokratike.
