8.1 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Imamet shqiptare ne Zvicer: PO-ja kunder Burkës nuk ka vend per shqetesim as brengosje ndër komunitetin tonë muslimanë

Berne, 10 mars -Më 7 mars te ketij viti qytetaret zviceran permes nje referendumi i thane PO ndalimit te Burkes perkunder asaj se qeveria zvicerane ishte kunder. Madje edhe OKB ka kritikuar Zvicren lidhur me kete ndalese. Lidhur me këtë gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch ka marrur mendimet e perfaqesuesve te komunitetit kosovar (albanofon) ne Zvicer si shumice muslimane lidhur me ndalimin e burkës ne kete vend.

Gott weint über diese Pandemie» - Shqip NewsSipas shifrave zyrtare bazuar nga Zyra Federeale e Statistikave ne Zvicer jetojne dhe veprojne mbi 500.000 mije muslimane (5.1%) me 300 xhami ne gjtha kantonet e terriotorit helvetik, ku pjesa dermuese jane shqiptare nga Kosova, Maqedonia apo Lugina e Presheves dhe Shqiperia.

Fillimisht do theksuar se ne Zvicer para referendumit dhe pas ka pasur nje ser debatesh rreth (mos) ndalimit te burkes ne Zvicer, madje edhe reagime dhe polemika te ashpra. Por, shqiptaret si nje komunitet me i madh mulsimane ne Zvicer, ne kete debat me temë per burken nuk ishin aq shume te inkuadruar, qendruan indiferent dhe nuk kane qenë aq te involvuar perveq disa imameve me disa prononcime dhe deklarata te herëpashershme.

Keshtu imami shqiptar nga Berna, Mustafa Memeti ka mbrojtur publikisht miratimin e ndalimit të mbulesës. Ai mendon se veshja e burkave vulos ato që i veshin dhe parandalon emancipimin e tyre. Sipas Mustafa Memeti « burka është një fenomen i lashtë që nuk ka vend në shoqërinë moderne dhe inovative.. »

Se e bahet fjale ne Kur’an per burken apo veshjen e muslimaneve? Kesaj pyetje te gazetarit te Le Canton27.ch imami i njohur shqiptar ne Zvicer Mustafe Mehmeti ju eshte pergjigjur se « Në Kur’an apo libra tjere fetare nuk kemi hasur apo ka udhëzime specifike se si të vishemi, perveq asaj te mbulohemi, sidomos per femrat t’mos provokojne me trupin e tyre dhe ato rrobe te jene te pastra. »

Prominenter Schweizer Imam begrüsst Burkaverbot | Tages-AnzeigerSipas teologut Mehemti « Të mbulosh fytyrën dhe duart, nuk është një nga detyrimet islame. Unë nuk mund të mbroj diçka për të cilën nuk ka argumente. Kjo ka të bëjë me pyetjen thelbësore se si komuniteti shqiptare-myslimanët në Zvicër e shohin të ardhmen e tyre. Me apo pa burka dhe cila i kontribuoan nje integrim me t emire. sighurisht ajo pa burka  »

“Për shumicën e myslimanëve, as burka dhe as iniciativa që dëshiron ta ndalojë atë nuk kanë përparësi”, ka shtuar imami Mehmeti, i cili tashmë 40 vite jeton dhe vepron në Zvicër.

Hoxhe Mustafe Mehemti, ne Zvicer njihet si nje ekspert per ceshtjen islame ne ballkan i cili punon në Shtëpinë e Religjioneve në Bernë, si imam dhe vepron si president i Forumit për Organizatat Islamike Shqiptare në Zvicër (KFAOS).

El Hidaje – El Hidaje – Moschee in St. GallenNdryshe, nga imami shqiptar ne Berne, nje hoxhe tjeter ne Sant-Galen, Mehas Alija kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër rreth ndalimit te burkes ne Zvcer memdon se « Rezultatin e referndumit te 7 marsit nuk e priten ashtu siq doli. Por, meqë jetojmë në një shtet, sikur që është Zvicra, me demokracinë direkte, respektojmë verdiktin që doli nga referendumi i 7 Marsit, ku përcaktohet me ligj mos mbulimi i fytyrës, gjegjësisht ndalohet edhe bartja e perçes apo burkës.

Hoxhe Mehas Alija pyetjes se gazes zvcerane ne shqip Le Canton27.ch se si e ka pritur rferendumin e 7 marsit ku ju tha PO ndlaimit te burkes, ai eshte pergjigjur se « nëse kjo iniciativë që kaloi nuk do të ketë mutacione të tjera, për të motivuar iniciativa dhe të hap tema edhe më të ndjeshme që përkojnë me muslimanët dhe me të drejtat e tyre elementare njerëzore, mendojmë se ndalimi i burkës më shumë e zbeh imazhin pozitiv të shtetit Zviceran karshi arenës ndërkombëtare dhe prek ndjeshëm parimet themelore të kulturës zvicerane për liri dhe manifestim të bindjeve në publik, se sa të kufizojë apo të mbyll në shtëpitë e tyre disa gra që bartin nikabin, e që nuk e kalojnë as numrin dyshifror. »

« Ne kemi bindje se futja në Kushtetutë e një kodi te veshjes nuk është në pajtim me shtetin e së drejtës. Ekstremizmi eventual nuk pengohet me këtë ndalesë, sepse një ideologji nuk mund të mënjanohet me rregulla të veshjes.” ka thëne në fund Mehas Alija imam shqiptar ne pjesën gjeranofone te Zvcirës.

Derniers articles

Sipas Reporters sans frontières sitauata e mediave në Shqiperia keq e më keq, ajo ardhitet e 99, Serbia e 9u8, kurose Kosova e 75

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit 2024: gazetaria nën presionin politik Në shkallë globale, një gjë është e qartë: liria e shtypit kërcënohet nga vetë njerëzit...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...

Mbi 160 delegacione janë ftuar në konferencën e Zvicrës për paqe në Ukrainë, por jo edhe Rusia

Bernë, 2 maj -Ftesat për Konferencën e Paqes në Ukrainë më 15-16 qershor në Bürgenstock (NW) janë dërguar zyrtarisht. Këshilli Federal ka ftuar rreth...

Zvicër, Gjykata e Schaffhausen e liron nga paraburgimi kosovarin (16) i dyshuar për terrorizëm (ISIS)

Bernë, Dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç, të arrestuar gjatë fundjavës së Pashkëve për mbështetje të dyshuar për Shtetin Islamik, janë...