18.5 C
Berne
dimanche 26/04/2026

Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trumpit

 

Po dalin disa detaje rreth të dyshuarit të armatosur, i cili u pa duke vrapuar drejt sallës së vallëzimit në Washington Hilton përpara se oficerët ta ndalonin.

artneri amerikan i BBC-së, CBS News, raporton se i dyshuari besohet të jetë një burrë 31-vjeçar nga Torrence, me bazë në periferitë jugperëndimore të Los Angeles në Kaliforni.

Kryebashkiaku i Uashington DC tha se i dyshuari po merrte trajtim në një spital aty pranë dhe mbetet në paraburgim policor.

Todd Blanche, Prokurori i Përgjithshëm i Trump, tha se ndaj tij do të ngrihen akuza “shumë shpejt”.

Punonte si mësues me kohë të pjesshme, kush është autori i sulmit në Shtëpinë e Bardhë

31-vjeçari Cole Tomas Allen është identifikuar si autori i dyshuar i sulmit me armë gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku ishin të pranishëm Presidenti Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Sipas burimeve për CNN, Allen nga Torrance, Kaliforni, u neutralizua nga forcat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes pasi kaloi me shpejtësi një pikë kontrolli dhe hapi zjarr ndaj personelit të sigurisë.

Një agjent i Shërbimit Sekret u plagos, por shpëtoi falë jelekut antiplumb dhe ndodhet në gjendje të mirë.

Të dhënat  tregojnë se Allen punonte si mësues me kohë të pjesshme dhe si zhvillues lojërash . Ai kishte përfunduar studimet për inxhinieri mekanike dhe kishte marrë një master në shkenca kompjuterike.

Derniers articles