Bernë, 15 prill -Ne fund te javes e kaluar kemi kontaktuar, kemi biseduar me sherbimin e Intelegjences zvicerane ne Berne (FIS), po ashtu FEDPOL, Policine Federale dhe autoritetet e nga Qeveria helvetike te cilet flasin për gezaten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch lidhur me ate se cfare mendojne për shqiptaret, komunitet ky me i madh me rreth 400.000 ne Zvicer nga te huajt. FIS, MPC dhe FEDPOL retjh (mos) radiallizmit te perolsnave nga ballkani në Zvicer.
Islamofobi serb Momçillo Gajic qe udhëheq një bandë serbe ne Fracë dhe disa vende evropiane i njohur për Interpol i lidhur edhe me njerez edhe shoqata shqiptare në Zvicer dhe vende evropiane, po nxisin urrejtje dhe përqarje mes popujve nderfetare (katolike dhe muslimane) në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse me qëllim te perqajne edhe shqiptarët dhe zviceranë dhe evropiane tjerë duke bere propagande kunder xhamive dhe kishave, ka shkruar gazeta zvcerane ne shqip LeCanton27.ch
Kur eshte fjala per radikalizimin, islamizmin, shqiptaret a jane rrezik per Zvicren?

Sherbimi sekret i Zvicres na flasin edhe per bashkpenimin me Interpolit dhe Europol kunder xhihadit dhe terrorizmit nderkombetar, sa a jane shqiptaret te «rrezikshem » ne Zvicer, a ka radikalizem ne mesin e shqiptareve ne Zvicer etj. Pra keto insitucione te sigruise dhe poltike flasin ekskluzive për gazeten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch se cfare mendojne per shqiptaret, per terrorizmin nderkombetar, per numrin e personave ne Zvicer te lidhur me ISIS
Fillimisht nga Minsitria Publike e Zvicres (MPC(BA) kane deklaruar për gazeten zvicerane ne shqip LaCanton27.ch se « Kërcënimi terrorist në Zvicër është i lartë. Ai karakterizohet kryesisht nga lëvizja xhihadiste, veçanërisht nga individë që simpatizojnë « Shtetin Islamik » ose që frymëzohen nga propaganda xhihadiste.. » (..Nous pouvons vous indiquer qu’à l’heureactuelle, le MPC mène plus de 140 procédures dans le domaine du terrorisme.) ka deklaruar M.T, zyrtari nga MPC-se ne Bernë
Pyetjes se sa persona jane te rrezikshem në Zvicer të lidhur me terrozimin (ISIS) apo me xhihadin zyrtari tjeter nga Berna Ch. G. nga SRC (Shërbimi Federal i Inteligjencës i Zvicrës NDB/ FIS -Federal Intelligence Service) për redaksinë e gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch ka deklaruar se « me 46 individët në rrezik përfshijnë si xhihadistë ashtu edhe ata që mbështesin forma të tjera të terrorizmit. SRC njeh 92 udhëtarët dhe 922 rastet kumulative të monitoruara që lidhen ekskluzivisht me xhihadizmin. »
Ndryshe, sipas zyrtarit te FIS/NDB « Shërbimi Federal i Inteligjencës (FIS) publikon rregullisht numrin e rasteve që trajton si pjesë e misionit të tij kundër terrorizmit: në nëntor 2025, FIS identifikoi 46 individë në rrezik dhe 92 udhëtarë me motivim xhihadist. 46 individë në rrezik: njerëz që aktualisht përfaqësojnë një rrezik në rritje dhe një kërcënim parësor për sigurinë e brendshme dhe të jashtme të Zvicrës. Si xhihadistët ashtu edhe individët që mbështesin dhe inkurajojnë forma të tjera të terrorizmit konsiderohen individë në rrezik. Një lidhje konkrete me dhunën është vendimtare. 92 udhëtarë me motivim xhihadist (kumulativ që nga viti 2001): njerëz nga Zvicra që kanë udhëtuar në zona konflikti ose janë ende atje. 32 persona kanë vdekur. 16 janë kthyer. 922 raste në sistemin e monitorimit të xhihadizmit (kumulativ që nga viti 2012): individë që, nga Zvicra ose brenda Zvicrës, kanë përhapur përmbajtje xhihadiste në internet ose janë lidhur me individë me të njëjtat mendime. »
Zvicra me 42 xhihadistë. Kur është fjala për radikalizim, Berna zyrtare e thotë: Shqiptarët nuk përbëjnë rrezik për Zvicrën! Ndryshe sikur t’mos ishte kështu as presidenta zvicerane znj.Sutter vitn e kaluar nuk do ta thoshte se « pas shqiptaret Zvicra nuk mund te paramendohej… »
« Në Zvicër, kërcënimi më i rëndësishëm vjen ende nga individë të izoluar ose grupe të vogla me prirje xhihadiste që kryejnë spontanisht akte dhune duke përdorur mjete të thjeshta. Të rriturit e rinj dhe madje edhe të miturit e radikalizuar në internet vazhdojnë të jenë shqetësim për autoritetet e sigurisë. Në rastet e aktivitetit të dyshuar kriminal, Shërbimi Federal i Inteligjencës (FIS) i përcjell rastet te autoritetet e ndjekjes penale. FIS gjithashtu mund të kryejë intervista parandaluese dhe të kërkojë masa sipas ligjit të imigracionit, të tilla si ndalime hyrjeje ose deportime… » ka ahtuar ne fund zyrtari nga (FIS/ NDB) Berna.
Se sa shqiptret jane te involvuar ne këto shifra, ne radiklizmin fetar, zyratri nga SRC/NDR (Shërbimi Federal i Inteligjencës i Zvicrës) nuk jep shume informacion në detaje, lidhje me identitetin, kombësinë ose vendbanimin e individëve në fjalë dhe nuk i kategorizon ata në rrezik sipas origjinës etnike. Sipas tij « SRC nuk synon asnjë komunitet si të tillë. Analiza e saj bazohet në sjelljen konkrete të individëve dhe lidhjen e tyre me dhunën – pavarësisht nga origjina e tyre… » Pra, siq la te kuptohet, autoriteve helvetike, shqiptarët nuk janë rrezik për Zvicrën. Sipas tyre « radikalizimi ekziston, por është i rrallë individual i shkëputur nga shumica e komunitetit »
Sa i përket (mos) radikalizmit të dipaores shipatre ne Zvicer z.Mehas Alija kryetar Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicer LeCanton27.ch ka dekalruar se « Radikalizimi dhe ekstremizmi nuk kanë vend midis shqiptarëve në Zvicër »
Më 7 mars te vitit 2021 qytetaret zviceran permes nje referendumi i thane PO ndalimit te Burkës perkunder asaj, se qeveria zvicerane ishte kundër. Madje edhe OKB ka kritikuar Zvicren lidhur me kete ndalese. Lidhur me këtë Alija ka pohuar se «Rezultatin e referendumit nuk e pritem ashtu siq doli. Por, megjithate ne do e rrespektojmë voten e 7 marsit! »
Madje sipas disa shoqatave dhe imamëve ne Zvcer thuhet se xhamite kane ndikur pozitivisht ne integrimin e komunitetit shqiptare ne kete vend si dhe rënien e krimit te organizuar ne Zvicer qe pas lufte (ne vitin 2000) burgjet ne Zvicrës ishin te mbushura plot me shqiptare, ndresa ky numer sor eshtë përgjysmuar.
Padi kundër të dyshuarit si kreu i degës zvicerane të një organizate terroriste në Kosovë (Acte d’accusation contre le chef présumé de l’antenne suisse d’une organisation terroriste au Kosovo)
Sipas zyratreve te MPC dhe Sherbimit te Intelegjences Federale, Kosova dhe shqiptaret permenden edhe në raportin e fundit ku ndër tjera thuhet se « Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës (ZAP) ngriti një padi kundër të dyshuarit si kreu dhe një të dyshuari si anëtar i degës zvicerane të një organizate terroriste në Kosovë me dyshimin për pjesëmarrje dhe mbështetje të një organizate terroriste, dhënie ryshfeti zyrtarëve të huaj publikë, pengim të procedurave penale, pastrim parash, falsifikim dhe mashtrim profesional. Të pandehurit u arrestuan si pjesë e një operacioni në shkallë të gjerë të kryer në kantonet e Gjenevës dhe Vaud në shtator 2022 (shih njoftimin për shtyp të ZAP të 1 shtatorit 2022). ZAP akuzon njërin nga të pandehurit si kreu i degës zvicerane të një organizate terroriste islamike të Kosovës. Ai dyshohet gjithashtu se ka qenë aktiv në udhëheqjen e kësaj organizate në Kosovë. »
« I pandehuri akuzohet se ka kryer aktivitete indoktrinimi, financimi dhe rekrutimi për këtë organizatë terroriste; ai dyshohet se ka vepruar kryesisht në rajonin e Gjenevës dhe me ndihmën e një të pandehuri tjetër. Për më tepër, ata akuzohen se, nëpërmjet akteve të ndryshme, kanë përhapur ideologjinë e organizatës terroriste « Shteti Islamik » dhe, duke vepruar kështu, se e kanë mbështetur organizatën e lartpërmendur (shih njoftimin për shtyp nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës të datës 7 korrik 2025)… » thuhet ne raportor te siguruar nga gazeta zvicerane në shqip LeCantoin27.ch
Megjithatë, gjyqtarët në Bellinzona i dënuan të pandehurit për mbështetje të organizatës terroriste « Shteti Islamik » dhe për vepra të tjera penale që lidhen kryesisht me pronën, dhe dhanë dënime me burgim prej 30 dhe 53 muajsh. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës (OAG) kishte kërkuar dënime me burgim prej nëntë dhe nëntë vjet e gjysmë. Të pandehurit vazhdojnë të përfitojnë nga prezumimi i pafajësisë deri në dhënien e vendimit përfundimtar.
Shkurtimisht, Si e sheh Zvicra radikalizimin? : Shqiptarët si komunitet nuk përbëjnë rrezik për Zvicrën. Ja disa pika për ta kuptuar më mirë: Institucione si Fedpol (policia federale zvicerane) dhe NDB (shërbimi informativ) e monitorojnë vazhdimisht ekstremizmin. Numri i personave të konsideruar si potencialisht të radikalizuar është relativisht i vogël (në raport me popullsinë totale). Rastet e lidhura me ekstremizëm islamik janë të kufizuara dhe të izoluara, jo fenomen masiv.
1. Shumica dërrmuese është e integruar mirë Shqiptarët në Zvicër (nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut) janë një nga komunitetet më të mëdha të huaja dhe janë të përfshirë në ekonomi, arsim dhe jetën sociale. Ka shumë profesionistë, sipërmarrës dhe studentë të suksesshëm.
2. Radikalizimi nuk lidhet me një kombësi të vetme Radikalizimi (fetar apo politik) është fenomen kompleks që ndodh në shumë vende dhe komunitete. Ai lidhet më shumë me faktorë si: përjashtimi social krizat identitare ndikimi i rrjeteve ekstremiste jo me përkatësinë etnike në vetvete.
3. Shifrat reale janë shumë të ulëta Në Zvicër dhe në Evropë në përgjithësi, numri i individëve të përfshirë në ekstremizëm të dhunshëm është shumë i vogël krahasuar me popullsinë totale myslimane apo shqiptare.
4. Rreziku i stereotipeve Barazimi i “islamit” apo “shqiptarëve” me radikalizmin krijon paragjykime dhe nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve reale. Përkundrazi, mund të përkeqësojë integrimin. 5. Realiteti i islamit tek shqiptarët Tradicionalisht, shqiptarët kanë një formë më të moderuar dhe sekulare të praktikimit të fesë, krahasuar me disa rajone të tjera.
Statistika të përgjithshme (kontekst) Në Zvicër jetojnë rreth 400,000 shqiptarë (nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria). Myslimanët përbëjnë rreth 5–6% të popullsisë. Rastet e individëve që janë përfshirë në konflikte si ai në Siri kanë qenë shumë të pakta krahasuar me numrin total.
Pse ndodh radikalizimi? Autoritetet zvicerane theksojnë disa faktorë kryesorë: Ndjenja e përjashtimit ose diskriminimit Probleme identiteti (sidomos tek të rinjtë) Propaganda online (rrjete sociale, grupe ekstremiste) Kriza personale (familjare, psikologjike)
Këta faktorë mund të prekin çdo komunitet, jo vetëm shqiptarët apo myslimanët.
Profili i shqiptarëve në Zvicër Shumica janë sekularë ose praktikues të moderuar të fesë Brezi i dytë dhe i tretë është shumë i integruar Ka një rritje të madhe në: arsim universitar biznese private profesione të specializuara
Çfarë thonë studimet dhe praktika? Zvicra nuk i konsideron shqiptarët si “grup rreziku”. Përkundrazi: fokusi është tek individë specifikë, jo komunitete ka programe për parandalim dhe integrim, jo stigmatizim. Pra shqiptarët nuk janë rrezik për Zvicrën. Radikalizimi ekziston, por është: i rrallë individual i shkëputur nga shumica e komunitetit.
Xhami e kishë ballë për ballë, kjo eshte Zvicra tolerante, shembull ne bote për demokraci dhe bashkejetesë ndërfetare (Photo: LeCanton27.ch) 