6.1 C
Berne
mercredi 25/03/2026

Poezia fituese e vendit të parë sivjet ne Manifestimin tradicional “Flakadani i Karadakut 2026” shkoi tek poetja Selvete Abdullahu

Viti, 25 mars -Sot në Viti u mbajt Manifestimin tradicional “Flakadani i Karadakut 2026” për nderë të dëshmorit Njazi Azemi – Komandant Mjekrra. Poezia fituese e vendit të parë sivjet ne Manifestimin tradicional “Flakadani i Karadakut 2026” shkoi tek poetja Selvete Abdullahu, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Ne funs te manifestimit poetaj e njohur Selvete Abdullahu njehrti psikologe, për gazeten zvcerane ne sqhip LeCanton27.ch ka deklaruar ka falenderoj organizatorët e kësaj ngjarje të rëndësishme kombëtare për heroin poashtu dhe kulturore që organizon për çdo përvjetor Komuna e Vitisë bashkë me Shoqatën e shkrimtarëve dhe krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti. »
Ajo po ashut ka ffaleminderime edhe jurinë profesionale në përbërje: Profe Nevrije Bislimi, shkrimtarin Bilall Maliqi si dhe prof Ardian Haziri.
Aortë e një lirike pa zë
Selvete Abdullahu
Nuk është Fjongo violetë të mbështjell
Flokun me onde
Ku lehtas valiviten nëpër erë
E hija e imagjinatës bie në malet Everest
Aty ku prushi ndizet nga lartësi e saj
E djeg pa mëshirë gjithçka që gjen përreth
Porsi zambakë Gloriosa të qelur në saksi
Lehtas merrë frymë edhe vjeshta
E si thelë e shegës gjason heshtja jote
Mbytur në dëshirë nga kjo idilë e bukur
E ndezur si drita në errësirë
Pa pikë drojtje i bie përreth hapit tënd
E vazhdoj të njëjten n’plotni
Duke ëndërruar atë nur që s’kapërcehet dot
E pren si shpata ëndërrat me lot
Kulla e Davidit ruan në heshtje kujtimet
Mes pemësh në kopshtë duken orkidet e bardha
Sikur ato mbrojnë heshtjen nga moti i keq
Dhe rriten si palma mes dremitjeve të ëmbëla
Kështu ja doli të lind një këngë
Që si gjasoi as Tanushes së Eposit
As këngës së katërtë “E bija e Lalës” të Gavrilit të ri
As Shulamites së Solomonit
Ajo vlon si qumështi me gjuhën e qetësisë
Fjalët e pathëna deri më tani
Kjo këngë lirike duhet të jetoi gjithsesi
Sepse buron veç dashni

Derniers articles