5.5 C
Berne
mardi 3/02/2026

Dënohet në Zvicër “sheh-u” shqiptar me 3 vjet burg dhe largim nga territori helvetik

Bernë, 3 shkrut -Villa, Porsche dhe 100,000 franga për targa: Si e financoi « sheh » me stilin e tij luksoz të jetesës (Villa, Porsche und 100’000 Franken für Kontroll­schilder: Wie «Scheich-Imam» sein Luxusleben finanzierte) eshte ky titulli i gazetes zvicerane Tages Anzeiger i cili ben fjale për nje sheh-imam nga Kosova i dyshuar për abuzim me zanatin e tij, transmeton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Jetë përrallore me 120 makina e vila luksoze, dënohet me burg ‘sheh-u’ shqiptar në Zvicër

Një skemë e gjerë mashtrimi financiar në Zvicër ka marrë epilog në Gjykatën e Dietikonit, pranë Cyrihut, ku një 57-vjeçar nga Kosova, i njohur si “sheh”, u dënua me 3 vjet e gjysmë burg dhe ndalim hyrjeje në Zvicër për tre vjet. Sipas autoriteteve, ai kishte ndërtuar një jetë luksoze duke mashtruar bankat dhe shtetin zviceran, duke shkaktuar një dëm prej rreth 1.5 milionë frangash.

Sipas gazetës “Tages Anzeiger”, shefu i shqiptar i posa dënuar pretendonte se udhëhiqte rreth 8 mijë besimtarë dervishë dhe kishte përfshirë në aktivitetet kriminale gjithë familjen e tij prej gjashtë anëtarësh, si dhe dy bashkëpunëtorë. Hetimet nisën pas bastisjes së një vile luksoze pranë Cyrihut, për të cilën ai paguante qira mujore prej 24 mijë frangash.

Sipas policise ai me famljen e tij posedonte 120 vetura, vila me qira 24 mijë franga në muaj, targa speciale, krurse shtetin zviceran e kdemtuar me  nje shum prej e1,5 milionë franga me kredi të papaguara.

Hetimet e policisë kishin nisur me një bastisje në një vilë luksoze afër Zürichut, për të cilën shehu paguante qira marramendëse prej 24 mijë frangash në muaj. Gjatë operacionit, hetuesit konfiskuan dokumente dhe pajisje elektronike. Sipas minisitrise publike ai jetoi një jetë luksoze në Cyrih dhe Aargau duke përdorur fonde të përvetësuara nga kompania – me një vilë, makina luksoze dhe targa të shtrenjta.

Sipas medias zvicerane, shehu nga Kosova bente një jetë luksoze në Cyrih dhe Aargau duke përdorur fonde të përvetësuara nga kompania – me një vilë, makina luksoze dhe targa të shtrenjta.

Me ndihmën e kontabilistit të tij dhe shifrave të falsifikuara të shitjeve, ai fitoi në mënyrë mashtruese mbi 500,000 franga zvicerane në kredi për COVID për një restorant në Dietikon.

Në qendër të këtij skandali është një 57-vjeçar nga Kosova, i cili njihet si “sheh-imam” dhe pretendon se udhëheq rreth 8000 besimtarë dervishë, shkruan gazeta “Tages Anzeiger”.

Gjatë procesit, shehu kërkoi falje duke u arsyetuar se si prijës fetar nuk dëshironte të figuronte publikisht si pronar biznesesh, andaj përdori anëtarët e familjes. Sa i përket anëtarëve të tjerë të familjes, përfshirë ish-bashkëshorten dhe katër fëmijët, gjykata vendosi t’i lirojë nga akuzat ose t’i dënojë me gjoba minimale.

Lidhur me kete sheh shqipat ne Zvicer dite me pare kishte reaguar dhe Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër, sipas te cileve lajmet e publikuara së fundmi në disa media e cilesuar herë si « imam » e  here si hoxhë”, por personi në fjalë nuk është imam i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, nuk mban asnjë funksion fetar në strukturat tona dhe nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër.

Por, mos te harrojme se ne Zvicer ka pasur raste kur disa imam kane bere abuzime duke mos rrespektuar rregullat dhe ligjet e Zvicres, të cilet jane denuar apo jane vene saksione, duke mos lene te ushtrojne titullin e imamit, nejse tash nuk dua te ceki ketu me emra, meqe eshte një temë tjetër. Por, cfare deshta te them se Zvicra verte eshte nje vend demokratik dhe tolerant, por disa po e keperdorin tolerencen e ketij vendi, sikur ky shehu shqiptar.

Siqodofte, për fund, sipas Mehas Alija, kryetar i Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër, kjo shoqate distancohet nga çdo veprimi të kundërligjshëm dhe thekson se « parimet tona fetare dhe institucionale janë të bazuara në ndershmëri, përgjegjësi morale dhe respektim të plotë të ligjit aty ku jetojne dhe veprojne. »

 

 

 

Derniers articles