3.8 C
Berne
dimanche 25/01/2026

Presidentja dhe Kryeministri në « House of Kosova » me diasporën shqiptare / Ftesa historike e Uashingtonit për Kosovën ne Davos, meritë e lidershipit Kurti-Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, një organ i ri ndërkombëtar i iniciuar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Ceremonia e nënshkrimit është mbajtur të enjten në Davos të Zvicrës, në kuadër të aktiviteteve ndërkombëtare që po zhvillohen atje.

Bytyçi thotë se ftesa është dëshmi e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe meritë e qeverisjes Osmani–Kurti

 

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, ka vlerësuar si tejet domethënëse letrën që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për ftesën në Bordin e Paqes në Botë, një iniciativë që synon zbatimin e planit 20-pikësh për Gazën dhe vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Sipas Bytyçit, kjo letër përbën konfirmim se Kosova, ndonëse nuk është anëtare e OKB-së, konsiderohet si pjesë e rëndësishme e shteteve dhe kombeve në botë dhe po fiton rol në formulimin e parimeve dhe pjesëmarrjen në vendimmarrjen për rendin e ri botëror.

Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e këtij hapi për Kosovën, duke vënë në pah rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ruajtjen e paqes globale. Ajo ka bërë të ditur se Kosova ka nënshkruar Kartën e Bordit të Paqes si anëtare themeluese, e barabartë dhe me të drejta të plota, krah për krah me SHBA-në.

Kjo letër për kreun e shtetit të Kosovës është shumë domethënëse. Është konfirmim se Kosova, megjithëse nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, konsiderohet si pjesë e rëndësishme e shteteve dhe kombeve në botë.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dërguar këto ditë letra në adresë të shteteve të shumta, me qëllim që këto shtete të bëhen anëtare themeluese të Bordit të Paqes në Botë, bord që nis me zbatimin e planit 20-pikësh të tij për Gazën dhe vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme. Sot u njoftua se zoti Trump një letër të tillë ia ka dërguar edhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani i shoqeruar nga kryeminisri shqiptar Albin Kurti  gjatë qëndrimit te tyre në davos Zvicër kane takuar dhe biseduar me mërgimtarët në Shtëpinë e Kosovës (« House of Kosova » ) dhe kane zhvilloi një sërë takimesh me udhëheqës ndërkombëtarë deh biznesmen zvicerane dhq shiptarë…

Një moment kyç i vizitës ishte nënshkrimi i Kartës së Bordit të Paqes në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëthemeluesve të tjerë të Bordit. Pas ceremonisë, kryetarja Osmani mbajti deklaratë për mediat ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e Bordit si një iniciativë që synon të promovojë dialogun, bashkëpunimin dhe paqen në rajon dhe më gjerë.

“Secili prej tyre na bën jashtëzakonisht krenar me sukseset dhe të arriturat e tyre, dhe jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën.” kam thnëe Osmani

Ky aktivitet nënvizon përpjekjet e kryetares Osmani për të forcuar lidhjet me mërgatën, për të promovuar interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal.

 

 

 

Derniers articles