0.1 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Zgjedhjet në Kosovë/ A po vjen pranvera për shqiptarët?

Nga Sahit Muja

Joe Biden” Serbia should recognize independence of  Kosovo”, Biden’s letter to Vucic. Presidenti Amerikan eshte nje nder miqet me te medhenj qe ka pase historikishte Kombi Shqiptare.  Kam qene shume i privilegjuar ne Amerike te njoh nga afer Familjen Biden , Presidentin,  nje miqesi te paster me te ndjerin Beau Biden  ashtu si Joe i biri ju perkushtua me shume dashuri dhe pasjon kombit Shqiptare dhe Kosoves. Mirenjohja per popullin Amerikan eshte deri ne pavundesi per ne Shqiptaret.  Amerika ka qene e mire per ne po ne jemi jo te mire per veteveten.

Zgjedhjet ne Kosove: Miqt e mi ata qe me njohin e dite qe nuk jam partiak jam i qendres se djathte ne bindjet e mia politike gjate jetes sime kame punsuar  dhe menexhuar mijra puntore kurre nuk kam obliguar stafin tim te ndryshojne voten.  Pa ju ofenduar po jap mendimin tim pasi me keni derguar qindra mesazhe.

Kosova e pasur ne risorset natyrore e njerzore eshte vendi me i papune, pa shprese, me i varferi i Evropes.

Kosova është vend shumë i pasur, me një larmi të gjerë mineralesh e metalesh të ndryshme. Kosova ka minerale industriale të shumëllojshme. Vlen të përmendën benttonitet, magnezitet, kalitet dhe clay. Më pas keni minerale të shumta si alumini ose boksitet, kromi, nikeli dhe bakri. Kosova ka mbi 50 miliardë tonë linjit, një ndër rezervat më të mëdha në botë. Xeheroret e “Trepçës” janë të klasës botërore në sasi dhe cilësi, pra zinku, plumbi, ari dhe argjendi. Kosova ka edhe minerale të rralla dhe një larmi të madhe të gurëve dekorativë. Ka vite që kemi pritur të investojmë në “Trepçë”. Kemi studiuar me shumë shkencëtarë e profesionistë. Kam blerë studimet dhe punën e çdo informacioni të ish-Jugosllavisë. “Trepça” është thesari i Evropës, por është në duart e kriminelëve ekonomikë të Kosovës. Në kohën e Jugosllavisë, sipas dokumenteve që kam, në vit qenë prodhuar katër milionë tonë, shkriheshin e bëheshin shumë produkte. Në “Trepçë” punonin afërsisht 25 000 punëtorë me paga të fuqisë blerës sa janë në Gjermani. Pra, ishte një gjigant ekonomik që gjeneronte mbi 10 miliardë euro me paratë e sotme. Si ka mundësi që ky thesar i pashoq nuk funksionon? Ku është shteti? Ku është Prokuroria e Kosovës që nuk bën hetime? Ku është populli i Kosovës? Pse flenë? ka qene dhe mbetet virusi shkaterrues i shtetformimit, vendosjes se rendit dhe drejtesise. Klima e biznesit në Kosovë është e komplikuar, ka gjëra të mira që ofrohen, si taksat e vogla, fuqia punëtore dinamike dhe kostoja e lirë. Por, problemi madhor është korrupsioni. Ndërkaq çmimi i energjisë dhe i derivateve është shumë i lartë, kurse infrastruktura për të dalë me trena në dete nuk funksionon. Drejtësia në Kosovë nuk është në nivelet perëndimore. Kosovës i mungojnë shumë shkollat profesionale. Sistemi arsimor është shumë i dobët. Sistemi bankar në Kosovë është shumë i padrejtë, zhvatës, me kredi me kosto të lartë. Transporti ajror është nga me të shtrenjtit në botë. Ndotja në Kosovë është në nivelet vdekjeprurëse. Pak i vihet rëndësi mjedisit, priten malet dhe ka lumenj të ndotur me mbeturina. Kuptohet uji i ndotur do të sjellë shumë probleme. Lumenjtë e Kosovës janë kthyer në gërmadha ku merret zalli pa kriter. Problemi më i madh është që rinia do që të largohet.

Jane provuar partite politike ne pergjithesi, jane afersishte te njejtit politikane qe u bene miljonere me djersen besa dhe gjakun tuaj. Pas vdekjes se Rugoves Kosova eshte futur ne nje qorrsokak , pa drite, pa shprese, pa rezultate per mirqenje.

Faleminderit Zotit eshte diaspora qe ndihmon se ishte shume, shume me keq.

A ka Kosova vajza dhe djeme te zotet ta bejn Kosoven?. Pa dyshim qe Shqiptaret e Kosoves jane nje nder rinite me dinamike ne Evrope, puntore, te zgjuar nje popull fisnik qe zbukuron qytetet e plakura Evropjane.

Momentalisht Kosoves i duhet vendosja e shtetit Ligjor, themelet e shtetit vendosen nga njerz te paster, patriote e te vendosur. Kosoves i duhen lidere te ndaloje vjedhjet, korrupsionin.

Nuk ka pike dyshimi qe Albin Kurti dhe Vjosa Osmani jane politikanet me te paster qe ka sot Kombi Shqiptare.

Nga zemra i uroje Kosoves zgjedhje demokratike me shpresen qe te gjithe e kane kuptuar koha ka ardhur per ndryshim.

Zoti ju bekofte familjarisht, Zoti e bekofte dhe e bashkofte Kombin Shqiptare

“Ask not what your country can do for you – ask what you can do for your country”.JFK

Derniers articles