Bernë, 4 janar -Jo vetëm festat pror edhe ditet e pikëllimit, dite te veshitira komuniteti shqiptare ne Zvicer cdo here i ndare bashkarisht me popullin zviceranë. Ky vit në Zvicër nisi shumë keq, cka një natë feste e Vitit të Ri në Crans-Montana u shndërrua në një koshmar. Kjo tragjedi ka perlotur dhe shokuar jo vetëm zviceranet, por edhe komunitetin shqiptare këtu në Zvicër. Ambasada e Republikes së Kosovës në Bern ne shenje solidarizimi ka ulur në gjysmështizë flamurin e Kosovës në ambasadë në nderim të viktimave që humbën jetën tragjikisht në Crans-Montana të Zvicrës, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Zvicra 9 janarin e shapll Dite zie kombetare dhe solidarizimi me familaret e viktimave
Me rastin e nderrimit te motmoteve, zjarri përfshiu barin në orët e para të Vitit të Ri, duke lënë të vdekur rreth 40 persona dhe 119 të tjerë te lënduar. Sikur nga ambasada e Shqipërisë edhe ajo nga Kosova kane derguar telegram ngushllimi presidnetit zvceran si dhe Qeverisë helvetike për tragjedine ne fjalë.
“Për momentin nuk ka informata që ka të përfshirë shtetas kosovarë në mes të viktimave apo të lënduarve”, ka njftura ambasada kosovare ne Bernë.
“Në shenjë respekti dhe solidariteti me Zvicrën pas tragjedisë në Crans-Montana, flamuri i Republikës së Kosovës valon në gjysmështizë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë. Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me popullin zviceran dhe me të gjithë të prekurit”, thuhet ne njoftimin e ambasadës, citon gazeta zvcierane në shqip LeCanton27.ch
Presidenti i Zvicrës Guy Parmelin nga Crans Montana ka thëne «Kjo eshte tragjedia me e madhe qe Zvicra nuk ka njohur më pa»
Në shenjë zie pas kësaj katastrofe, flamujt nga dita e premte, për pesë dite rresht do qëndrojne në gjysëm shtize në Pallatin Federal në Bernë.
Pas presidentit te Zvicres edhe shefi i policise dhe Drejtesise zvicerane bashke me shefen e FEDPOL-it ka dalur ne vendin e ngjarjes ne Crans-Montana te cilet kane bere homazhe.
Edhe redaksia e gazetes zvicerane ne shqip Lecanton27.ch ne emer te stafi t te sja ka derguar nghsullime autoritve zhvcerane si dhe qyetareve zvcerane, me te cilet keto dite te veshtira jemi me ju!

