Nefail Maliqi, gazetar, tash anetar i ri i komiteti në kryesinë e Asociacionit të Gazetarëve botërorë (APES) në Gjenevë
Gjenevë, 5 dhjetor -Një lajm i mire per diasporen dhe gazetarine shqiptare që sapo na ka arritur ne redaksine tonë, behet fjalë se dje ne oret e pasdites në Gjenevë eshte mbajtur Asamblea Gjenerale te Associacionin Nderkombetar te gazetareve boteror (APESL) qe tubon mbi njeqind anetarë, gazetare këta përfaesues të mediave prestigjioze, kryesishte në OKB, ku shoqates ju dha nje bilanc dy vjeqar te aktiviteve dhe veprimtarise se saj, ku për keto suksese mori lavdrata dhe mirenjohej gazetari yne Nefail Maliqi.
President u zgjodh prof. Jean Musy me shnumikcë votash si 8 anetare te komitetit, aty ne kryesi edhe nje shqiptar gazetari ynë i mirënjohur Nefail Maliqi i cili mori vota me shumë nga kandidatet për ne kryesi. Nefail Maliqi nga Presheva eshte nje militant i fjalës se lirë dhe gazetar i njohur ne ballkan dhe Evropë, eshte nje veteran i gazetarise shqiptare i cili jeton dhe vepron ne Zvicer qe prej 30 vitesh.Kolegu Maliqi eshte gazetari i vetëm shqiptar qe ndjek samitet boterore dhe konferencat nderkombetare sikur takimet mes presidneteve te SHBA-ve dhe Rusise në Gjenevë, pastaj Forumin Boter Ekonomik (WEF) ne Davos, procesin e dialagut te BE-së ne Bruksel, Forumin Nderkombëtar te Cans Montana, Asamblen Gjenerale të Interpol-it e të tjera…
Gazetari nga Presheva njihet si një ndër gazetaret më aktivë në diasporën shqiptare, që ka kontribuar në çështjen e Kosovës dhe ne sensibilizmin e kauzës mbarë shqiptare në arenën ndërkombëtare.

