Berne, shkurt -Ambasadori i Repulbikes se Shqiperise në Zvicer z.Ilir Gjoni sot ka zhvilluar një video-konferencë me mësimdhënësit e “Shkollës Shqipe” në Zvicër me të cilët diskutoi për problematikat dhe bashkërendimin e punës për të vijuar me ritme më të shpejta masivizimin dhe promovimin e mësimit të gjuhës shqipe në të gjithë kantonet e Konfederatës së Zvicrës, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch.
Ambasdadori shiptar z.Gjoni ka vlerësuar larte perpjekjet dhe punën e bërë nga mësuesit e këtij formacioni të cilët brenda një periudhë relativisht të shkurtër kohe, me pasion e përkushtim atdhetar.
« Mesuesit tane sot ne Zvcër kanë mundur që të hapin 43 shkolla të reja të mësimit të gjuhës shqipe me pjesëmarrjen e 648 nxënësve të komunitetit shqiptar duke hedhur poshtë disa zëra sipas të cilave prindërit dhe fëmijët shqiptarë nuk janë të interesuar të ndjekin mësimin e gjuhës, kulturës e historisë shqiptare… » ka deklaruar ambasadori Gjoni.
Mësuesit nga ana e tyre vlerësuan mbështetjen e dhënë nga Ambasada duke kërkuar njëkohësisht një angazhim akoma më të madh të strukturave të shtetit në mbështetje të mësimdhënies së gjuhës shqipe.
Ata vlerësuan bashkëpunimin që kanë me strukturat e Ministrisë së Arsimit dhe atë të Diasporës si dhe u angazhuan për një impenjim akoma më të madh në realizimin e objektivave ambicioze për tu shtrirë në të gjithë kantonet e Konfederatës.