-0.2 C
Berne
mardi 30/12/2025

Toleranca në vepër: Imami shqiptar me vargje nga Kur’an në kishën e Gjenevës. Shqiptarët dhe zviceranët nuk i bashkon vetëm 1 gushti dhe 28 Nëntori por edhe Zoti!

Gjenevë, 24 Nentor -Platforma Ndërfetare e Gjenevës bashkon rreth njëzet bashkësi fetare që ofrojnë aktivitete të ndryshme në kantonin e Gjenevës mbrem kishte roganizuar një pritje, nje festë, një tapet i endur nga heshtje, muzikë, pëlhura dhe fjalë të përbashkëta.

Në rrespekt dhe njohje të diversitetit të traditave dhe besimeve tona. Aty u degjuan edhe  vargje nga Kur’an në kishën e Gjenevës nga imami shqiptar i xhamise «Dituria » Rijad Ef.Aliu. « Shqiptarët dhe zviceranët nuk i bashkon vetëm 1 gushti dhe 28 Nëntori por edhe Zoti!.. » ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch.

Sipas kesaj platoforme « Të thurësh do të thotë të lidhësh. Do të thotë të bashkosh fije që, të izoluara, formojnë vetëm një vijë të brishtë, por që, pasi të ndërthuren, bëhen një pëlhurë e fortë, e aftë të rezistojë në kohë. »

Në këtë frymë ju ftojmë të përjetoni festën ndërfetare « Le të Thurrim Paqen ». Ky moment reflektimi do t’u bëjë homazh viktimave të konflikteve të vazhdueshme në të gjithë botën. Së bashku, do të vazhdojmë endjen kolektive që ka qarkulluar midis komuniteteve gjatë gjithë javës.

Tubimi u shoqërua nga muzika e Saya Hashino (tas këndimi) dhe Raphaël Ott (violonçel), dhe do të përfundojë me një mbledhje miqësore me pije freskuese. ne mesine te prnisme ishte edhe imami shqiptare i xhamise « Dituria » z.Rijad Ef.Aliu i cili për te parnihsmit e tha Ezanin ne Eveniment i organizuar nga PFIR – Platforma Ndërfetare e Gjenevës dhe Kishën Saint-Germain ne Gjenevë.

Lidhur me kete prezentim imami i xhamise se Gjeneves z.Rijad Ef.Aliu (nga Kumanova, përndryshe dhenderr i Molla Jakupit, dijetar dhe kombëter, bese nje luftatar i trojeve tona) për gazeten zvicerane en shqip LeCanton27.ch ka thëne se « Motoja ishte « Le të Thurrim Paqen » (« Tissons la paix ») meqë jemi anëtar në platformen nderfetare qe nga viti 2015. Aty, pos neve si shqipar -mulsiman,  morën pjese edhe përfaqesues të besimeve tjera qe verpojne ne kantonn e Gjenevës.  »

« Kemi bashkëpunim shumë të mirë dhe në konsiderat. Pra kjo eshte Zvicra demokarakike qe shume vende boterreo ia kane zili për ket tolerance dhe bshkëjetes ne haromoni mes komuniteve fetare te popujve te ndryshëm qe ektojne dhe vperojne ne Gjeneve dhe Zvicer.. » ka thene ne vazhdim Ef.Aliu.

Pse e tah ne fillim se Zvicra nihet ne bote si shembll i demkracise dhe tolerances. Karta Universale e OKB-së sikur edhe kushtetuta e shume vendeve demokratike, i garanton cdo individi, shoqërie te ushtroje fene e vete. Nga gjitha vendet botërore, Zvicra eshte vendi i cili me se shumti e rrespekton karten e OKB-së për te Drejta e Njeriut, për demokraci dhe tolerance qe lufton e racizmin dhe islamofobinë! Pra, sikur gjitha vendet t’i ishin sikur Zvicra, sot ne botë nuk do te kishim luftra!

 

Derniers articles