Gjenevë, Cyrih, 7 nëntor- Dje, sot, neser dhe pasneser mbi 10 aeroplane drejt Kosoves vetem nga Zvicra, kurse nga Gjermani dhe vendet tjera te BE-së mbi 40 aeroplane gati te nisen drejt Kosoves. Por, shumica jane nesur me autobuse e ndokush edhe me vetura, njofton zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Sot ne aeroportin e Gjeneves dhe Cyrihut ekipet e gazetarëve te medias zvicerane ne shqip LeCanton27.ch kane takuar djtra mergimtare ne pritje duke hypur ne aroplanë. Ata kane thene se jemi nsiur drejt Prishtnes për vulosur sovranitetit e Republike sse Kosovës me 9 nentor dhe me pas te festojne fitoren dhe Ditën e flamurit – 28 Netorin!

Në raundin e parë numri i votuesve nga diaspora ishte mbi 43 mijë, dhe nga ky numër do të përjashtohen vetëm votuesit e regjistruar në komunat ku nuk do të ketë raund të dytë.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, të drejtë vote jashtë Kosovës do të kenë vetëm votuesit që janë regjistruar me sukses gjatë periudhës së aplikimit për raundin e parë dhe vetëm për
komunat ku do të zhvillohet raundi i dytë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton votuesit jashtë Kosovës të komunave në të cilat do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar, se periudha e votimit përmes postës perfundon më 8 nëntor 2025.


