13.3 C
Berne
jeudi 2/10/2025

Hagë, zyrtari nga specialja: Gjykata per krime ne Kosovë nuk është kundër UCK-së, por kundër individeve keqbërës. Aktakuza nuk i referohet UÇK-së si «një ndërmarrje kriminale!..»

Hagë, 19 shtator -Gjate kesaj jave që po e lam pas ne epiqender te mediave ishin tri zhvilime, tri tema kyqe  ne Kosove dhe rreth saj: Protesta ne Hagë, vazhdimi i procesit me dëshmitarëve të pare te mbrojtjes për ish-kreret e UCK-së dhe deshmitari i parë James Rubin.

Diteve te fundit shpesh kemi pare e degjuar nga analiste dhe media serbe dhe kosovare (sidomos te opozites) se gjoja Gjykata Speciale eshtë kunder UCK-së apo « UCK eshte ndermarrje e perbashket kriminale » me qellim te humbjes se imazhit te UCK-së dhe denigrimit te rolit te saj, qe ne fakt, sipas zyrtarëve te Gjyktes Speciale ne Hagë per krime ne Kosovë nuk qendron dhe e ka demantuar permes gazetes zvicerane ne shqip LCanton27.ch.

Do theksur se Dhomat e Specializuara (DHSK/KSC) dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës u themeluan në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare të miratuar nga 82 deputetët e Kuvendi i Kosovës (PDK dhe LDK) të një amendamenti kushtetues, si dhe në bazë të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.

Lidhur me te gjitha këto, zyrtaret e Gjykatës speciale në Hagë, rrespektivisht ata te KSC  kane folur për gazeten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch duke dhenë disa sqarime. Zyrtaret e speciales flasin sidomos rreth deshmitarit te pare – James Rubin, për protesten e fundit ne Hagë (kryesisht simpatizantë të PDK-LDK, deputetet e te cileve e kishin votuar specialen)…

LeCanton27.ch:  Zoteri, na tregoni shkurt, Tribunali Special për krime në Kosovë a është kundër UÇK-së dhe a eshte « nje nderrmarje kriminale » siq e thone disa analistë dhe media ?

Po ashtu ne këte bisede KSC tregojne, se a do t’i ndimojne protestat dhe deshmitarët ne lirimin e krerëve te UCK-së apo zvogëlimin e denimit te tyre ne Hagë?…Po ashtu zytaret e speciales (KSC) kane folur edhe rreth debateve ne mediat kosovare, nëse UÇK-ja apo ish- komandantet ishin një « ndërmarrje e përbashket kriminale » apo jo?.

LeCanton27.ch ka pyetur direkt zyrtaret e spaciales se Tribunali Special për krime në Kosovë, se kjo gjykate a eshte kundër UÇK-së dhe nese denohet ndokush, denohet UCK apo të akuzuarit ?  Ja cfare thuhet ne përgjigjet nga Haga qe morënnga z. Michael Doyle, sipas te cilit Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

«Aktakuzat e konfirmuara para KSC (DHSK) janë kundër individëve dhe jo kundër UÇK-së dhe jo kundër Kosovës! Trupat gjykues kompetentë do të gjykojnë në bazë të ligjit dhe provave të paraqitura nga të dyja palët fajësinë ose pafajësinë e secilit prej individëve të akuzuar e jo ndaj UÇK-së. Pra, Gjykata Speciale nuk është kundër UCK-së, por kunder individeve keqbërës… »  ka thëne zyrtari i KSC (DHSK) nga  Haga ne nje interviste ekskluzive për gazeten zvicerane në shqip LeCanton27.ch .

Pyetje se pare shtruar zyrtarit te KSC-së se, Tribunali Special a eshte kundër UÇK-së?, Zyrtari i KSC nga Haga fillimisht eshte pergjigjur për gazetën zvicerane ne shqip LeCanotn27.ch «Jo asesi nuk eshte kunder UCK-së! Sepse ne si gjykatë, Gjykata Speciale merret vetëm me përgjegjësinë penale individuale. Gjykata nuk mundet dhe nuk mban përgjegjëse organizata të tëra, siç është UÇK-ja, ose grupe etnike, për shembull.. » (No. As a court of law, the KSC only deals with individual criminal responsibility. The court cannot and does not hold accountable entire organisations, such as the KLA, or ethnic groups, for example)

«Vini re gjithashtu se si gjykatë, Gjykata Speciale nuk është « kundër » askujt, por një gjykatë është përgjegjëse për të mbajtur personat përgjegjës për krimet që dyshohet se janë kryer. Kjo do të thotë që një gjykatë vepron vetëm mbi bazën e provave. Aktakuzat e konfirmuara para Gjykatës Speciale bazohen në provat e paraqitura dhe që tregojnë një dyshim të bazuar mirë se një individ ka kryer krime. Pas paraqitjes së provave në gjyq dhe për gjykimin e saj, provat duhet të vërtetojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se një krim është kryer nga i akuzuari. Prandaj, baza e juridiksionit të Gjykatës Speciale është përgjegjësia penale individuale, jo përgjegjësia e UÇK-së, dhe jo kundër Kosovës.Trupat gjykues kompetentë do të gjykojnë në bazë të ligjit dhe provave të paraqitura nga të dyja palët mbi fajësinë ose pafajësinë e secilit prej individëve të akuzuar, jo të UÇK-së… » ka shtuar zyrtari i KSC-se nga Haga.

Pyetjes vijuese se zyrtarët e Tribunalit Special a kane deklaruar ndonjëhere në aktakuzë se « UÇK-ja është një ndërrmarje e përbashkët kriminale… » ?

Zyrtari i KSC përgjigjet ne vazhdim se «Aktakuza nuk ju eshte referohet kurre UÇK-së si «një ndërmarrje e perbashkët kriminale.» (The indictment does not refer to the KLA as a criminal enterprise)

Në të drejtën penale ndërkombëtare dhe vendase, ekzistojnë mënyra të ndryshme se si individët mund të mbahen përgjegjës për aktivitet kriminal. Për të dhënë vetëm disa shembuj, dikush mund të akuzohet në bazë të kryerjes së drejtpërdrejtë dhe fizike të një vrasjeje, ose të qenit pjesë e një grupi me qëllim kryerjen e krimeve ose në bazë të pozicionit të supozuar të dikujt në një strukturë komanduese. Por, për t’u mbajtur përgjegjës, duhet të ketë një lidhje me aktivitetin kriminal. Në rastin që ju i referoheni, një lloj përgjegjësie penale e akuzuar në aktakuzë është mënyra e përgjegjësisë së sipërmarrjes së përbashkët kriminale. Kjo mënyrë përgjegjësie i mban përgjegjës individët që kontribuan si pjesë e një grupi në një plan ose sipërmarrje të përbashkët për të kryer krime. Edhe pse këta persona po veprojnë së bashku si një grup në një plan ose ndërmarrje të tillë të përbashkët kriminale, ata po mbahen përgjegjës për veprimet dhe kontributet e tyre personale dhe individuale në krimet e kryera nga grupi.

Prandaj, sipas  Zyrtari i KSC-së « aktakuzat e konfirmuara para KSC (DHSK) janë kundër individëve dhe jo kundër UÇK-së dhe jo kundër Kosovës! Trupat gjykues kompetentë do të gjykojnë në bazë të ligjit dhe provave të paraqitura nga të dyja palët fajësinë ose pafajësinë e secilit prej individëve të akuzuar e jo ndaj UÇK-së ! »

Se a mendoni se dëshmia e James Rubin bie ndesh me realitetin dhe deklaratat e udhëheqësve të UÇK-së gjatë intervistave televizive dhe mediae kosovare? Lidhur me ektge pyetje zyrtari i KSC-së eshte pergjigjur shkurt se « Kjo do të jetë detyrë e Trupit Gjykues të vendosë për besueshmërinë dhe peshën që do t’u jepet dëshmive të dëshmitarëve dhe provave të tjera në gjyq… »

Dhe per fund e pyetem zyrtarin e KSC-së se cfare efekti do kene demonstrata e fundit në Hagë nga mbështetësit e Thaçit dhe Veselit, të cilat muaren pjese kryesisht simpatizantë të partive PDK dhe LDK, deputetët e të cilave votuan për Gjykatën Speciale të Hagës më 3 shtator 2015, por tani e kundërshtojnë atë? Nëse po, në ç’masë do të kontribuonte ne lirimin e të akuzuarve apo uljen e dënimeve të tyre?

« KSK është plotësisht e përqendruar në mandatin e saj për të kryer procedura të drejta, të paanshme dhe të pavarura, pavarësisht nga zhvillimet politike… » eshte përgjigjur ne fund zyrtari i KSC (DHSK) nga Haga.

Derniers articles