Bunkeri më i madh civil në Zvicer është ai Sonnenberg Bunker në Lucerne qe ka nje Kapaciteti te madhe, ku mund te strehojë deri 20,000 njerëz. Ky bunker është si një qytet nën tokë. Ndryshe ky bunker konsiderohet një nga bunkerët civilë më të mëdhenj në botë.
Ai posedon 20,000 shtretër-Spital emergjence me dhoma operacioni
-Kuzhina dhe depo ushqimi
-Sistem filtrimi ajri kundër rrezatimit
-Gjeneratorë energjie
-Qendër komunikimi dhe radio
-Dyer betoni 350 ton që mbyllin tunelin
Në fakt bunkeri është ndërtuar brenda një tuneli autostrade rreth 1.5 km të gjatë. Në rast lufte, tuneli do mbyllej dhe do kthehej në bunker për mijëra njerëz.
Fakt interesant: Në një test të madh në vitin 1987 u pa që: do duheshin ditë ose javë për ta përgatitur për 20,000 njerëz, prandaj më vonë kapaciteti u ul.
Ne Zvicer kemi edhe bunker ku ruhet ari dhe gjësende te cmueshme , sekrete…
Në Zvicër ekzistojnë bunkerë sekretë në Alpe ku miliarderët ruajnë ar dhe pasuri – disa prej tyre janë shumë më të sigurt se bankat normale. Ka disa bunkerë shumë sekretë në Switzerland ku ruhen ar, pasuri dhe të dhëna shumë të rëndësishme. Disa prej tyre janë brenda maleve të Swiss Alps dhe janë ish-bunkerë ushtarakë.
Njëri ga ta eshte edhe Bunkeri e arit në zonën Gotthard. Ne ket zone ka bunkerë shumë të fortifikuar që sot përdoren për të ruajtur ar dhe pasuri qe jane te fshur brenda malit, me dyer antiplumb dhe anti-shpërthim që ruhen 24 orë me siguri shumë të lartë që përdoren nga investitorë, banka dhe kompani ndërkombëtare. Ayt ka pso arit edhe argjend, dokumente shumë sekrete si dhe vepra arti.
Nje Bunker sekret eshte edhe i qeverisë zvicerane (FührunGsanlage-K20)
Ekziston edhe një bunker shumë sekret qe queht FührunGsanlage-K20. Ky bunker i qeverisë në mal mund të strehojë rreth 1,000 persona për deri 6 muaj. Aty ka studio TV dhe radio për të drejtuar vendin gjatë luftës, sipas disa raportimeve aty ruhen edhe rezerva ari të bankës kombëtare.
Pra, vetem Shqipëria nuk eshte njohur me mijera bunkerë. Gjate kohes se regjimit i Enver Hoxhës Shqiperia kishte 168 mijë bunkerë, si filozofi e luftës mbrojtëse. Por, per dallim nga Shqiperia, Zvicra eshte kampione bote me bunkerë, madje qe ja tejkalon edhe Shqiperisë. Zvicra ka mbi 370,000 bunkerë për te strehuar 9 milionë banore, aq sa ke vendi, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.
