13.3 C
Berne
jeudi 2/10/2025

Takimi Zelensky-Putin në Gjenevë (s’) mund të ndodhë… Opcionet tjera: Budapesti, Bjellorusia…

Shkruan Nefail MALIQI

Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi Gjenevën si një vend për një takim midis Zelensky-t dhe Putinit. Zvicra, ket ide dje e ka konfirmoi edhe nga shefi i diplomcise zvicerane Ignazio Cassis, se do t’i garantonte imunitet diplomatik Vladimir Putinit. -Ndersa sot Uashingtoni po shqyrton Budapestin për takimin Zelensky-Putin Kursa, – Moska po ashtu e ka propozuar Bjellorusine të organizojë samitin e Putinit dhe Zelenskit.

Nese kemi parasysh Shqiprine dhe Kosovën si dy vende faktor paqeje dhe stabiliteti si vende te sigurt me marëdhënie te mira me Ukrainen dhe SHBA-të edhe autoritetet e dy shteve shqiptare kane te drejte te propozojne Tiranën dhe Prishitina per takimin mes Zelenskin dhe Putinin.

Pra, të gjtiha keto dilema, propozime vijne per shkak frikes se presidenti rus Vladimir Putin i cili mund te arrestohet i cili nga Gjykata nderkombetare ne Hage kekrohen per gjenocid dhe krime lufte sikur dje Miloshevici Serbisë e sot Natanjahu i Izraelit.

Kater ditë pas samitit historik midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaska, presidenti amerikan mirëpriti Volodymyr Zelensky në Uashington të hënën. A do të ndihmojë ky takim në përfundimin e luftës në Ukrainë?

Zvicra si nje vend neutral, sidomos Gjeneva si nje qender evropiane dhe nderkombëtare eshte deshjmuar disa here për negociata, per te promovuar paqe dhe stabiliteti permes dialogut me svendeve ne kriza apo konflikte. Në Gjenevë viteve te fundit qe nga lufta ne Ish-Jugosllavi deri sot jane zhvilluar nje ser negociatash, madje edhe per Kosoven, për Lindjene Mesme, Palestinen, Izralin. Iranin… dhe kriza tjera ne botë..

-Para kater vitesh, rrespektivsht ne qershorin e vitit 2021 Gjeneva ishte nikoqire samitit boterore, takimit mes presidentin amerikan Biden me atij rus Putin

– Pastaj Konferenca e paqes për Ukrainën në Bürgenstock ne qershorin e vitit te kaluar
Zvicra është « e gatshme » për të pritur një samit Ukrainë-Rusi

Zvicra mund t’i ofrojë « imunitet » presidentit rus Vladimir Putin, pavarësisht aktakuzës ndaj tij para Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Sipas shefit te diplmacise helvetike z.Ignazio Cassis do t’i ofronte « imunitet » Putinit, me kusht nëse ai «vjen për një konferencë paqeje », duke u mbështetur tek roli i veçantë i Zvicrës dhe statusi i Gjenevës si selia evropiane e OKB-së.

Sikur Parisi zyrtare edhe Roma eshte dakord për nje takim te till mes Zelenskit Dhe Putinit në Gjenevë. Samiti i mundshëm në Gjenevë shihet si një hap i madh diplomatik, nëse arrihet të realizohet, duke vendosur Zvicrën sërish në qendër të skenës ndërkombëtare si ndërmjetëse neutrale.

Por une kam nje pershtypjese se aa here fltiet për paqe dhe dialogun e Gjenevë shperthen lufta. Kete e them nga pervoaj ime nga keto takime boterore, si sot me kejtohet kur mu ketu ne Gjenevë para kater vitesh u takan « tete a tete » dy presidentet, amerikan Bajden dhe ai Rus Putin, te cilet para takimit presidenti amerikan e pat qujtur Putin « vrases » dhe ashto nodhi, meqe shpertheu lufta pas ca muiajsh, kur Kremlini beri invasion mbi Ukrainen.

Rasti tjeter eshte kur ketu ne Gjenevë para ca muajsh ne qershorin e ketij viti u mbajtën bisedime bërthamore me Iranin ne ambasaden gjernane ku u tubuan ministrat e BE-së te prira nga znj.Kallas.

Edhe pse SHBA-te dhane nje hapsire kohore prej dy jave per marrveshja, Izraeli vazhdoi sulmet mbi Palestin dhe SHBA-të mbi Iranin pas dy ditesh, cka kjo e fundit ju përgjigj ashpër izraelit me bombardime te furishme.

Kur eshte fjala tek takimi i mundshme ne Gjenevë mes Putin-Zelensky, Megjithatë, ekziston një pengesë madhore: Si neshkruese e Statutit të Romës, Zvicra është e detyruar ligjërisht të arrestojë Putinin për shkak të urdhër-arrestit ndërkombëtar.

Cassis la të kuptohet se mund të gjendet një rrugëdalje përmes imunitetit të përkohshëm, me qëllim që të mundësohen bisedimet e paqes…

Po, cfare do t’i sjellin ne Kosoves dhe balkan keto takime te Putinit, dje ne Alaska me Trump, neser ne Gjeneve apo diku tjeter me Zelenskin?

Cdo do here jane te te mirseardhura takimet, bisedimet, negociatat për vende qe jane ne kriza apo ne konlikte si mase preventimve për te nadaauar gjakderdhjen apo ndalur eskalimin e lufimeve për te penguar rrijen e numrit te viktimave. Por tash mvaret me kë dhe ku negociohet. Pra edhe këto negocia takime mes liderëve boterore jane te mira për paqen dhe stabilietin jo vetem per palet ne konflikt por edhe per rajonin.

Sa i perket konflktit, tekimeve dhe bisedimeve mes Moskes dhe Kievit për ballkanin, sa negative, po aq jane edhe pozitive..

Edhe tash kete sepse para dhe pas Samitit te Alaskes procesi i dialogut te Brukselit bashke me emrin e Kosovës eshte perfolur si nga Trump ashtu edhe nga Putin diteve te fundit, sidomos pas invasionit dhe pushtimit te tokave Ukrainase rreth 30% nga ana e Kremlinit, po aq sa Serbia mbante ne okupin tokan e Kosove ne Veri deri en vitin 2020.

A i sherben Kosovës ulja e tensionit ruso – amerikane dhe Ukraine, sigurisht se po, sepse me nuk vlene me ajo nisma e vitit 2020 me dialogun kur kishte pretendime te coptohej Kosova nga vizita e Abdullah Hotit, Vucic, Grennel ne Washington pas te cilve qëndronte edhe Edi Rama…

Dhe sot kur Kosova ka shtrire sovranitetin e saj 100% ne mbare Kosoven, ajo marreveshje e dal nga Vucic per ta coptuar Kosoven ka vdekur, nuk vlenë më..Dhe cfare do te ndodhe? Do te ndodhe ajo cfare do te pritet negociata me ndermjhetsimine e Uashingtonit do t e vazhdojne mes Moskes dhe Kievit dhe dot pranojne nje marrevshjej me keto territore te pushtuara nga Kremlini ato qe tham 30% .

Dh këtu del momentumi që Rusia mund te njoh shtetin e Kosovës për interesa te veta duke kërkuar nga SHBA-te dhe faktori nderkombëtar qe t’mos i prek tokat e okupuara ne Ukrainë. Keshtu, me njohjen e Kosoves nga Moska, Kosoves i hapen dyert ne njohje te reja dhe aneatresime jo vetëm ne NATO por edhe OKB, sepse Rusia si anetare e KS te OKB-së vazhdimisht ka perdorur veton. Për kete gje me nuk do pyes as Serbine, ashtu- keshtu ja ka kthyer shpinden, dhe deri atëhere Vucic sigurisht nuk do jete më në pushtet…

Derniers articles