17 C
Berne
vendredi 1/08/2025

Arrestohet ne Zvicer reperi i njohur shqiptar Noizy, nje mik i kryeministrit Edi Rama

Berne, 8 korrik -Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku alias Noizy eshtë arrestuar të shtunën e kaluar në aeroportin e Zyrihut sapo mbërriti në Zvicër për të promovuar albumin e tij të ri, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch duke ju referuar burimeve te policise kantonale.

Lajmi është konfirmuar per redaksine tone nga Policia Kantonale e Zyrihut. Sipas tyre, arrestimi u krye me urdhër të Prokurorisë për krime të rënda per dhunë, por detaje të mëtejshme nuk janë bërë ende publike.

Reperi i njohur Noizy, kishte paralajmëruar se do të performonte në një klub nate në Cyrih të Zvicrës, si pjesë e promovimit të albumit të tij të fundit. Por planet duket se morën një kthesë të papritur.

«Policia kantonale ka arrestuar individin e lartpërmendur në emër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme.. » (Die Kantonspolizei hat die erwähnte Person im Auftrag der ‘Staatsanwaltschaft I für schwere Gewaltkriminalität’ verhaftet) kane deklaruar sot per gazeten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch z.Roger Bonetti zedhenes i policise kantonale.

Reperi nje mik i ngusht i Edi Rames

Rigels Rajku (27 shtator 1986), i njohur profesionalisht si Noizy, është një reper dhe aktor shqiptar.

Sipas gazetes LeCanton27.ch, reperi i njohur shqiptar Noizy ne Shipeti eshte i njohur si nje mik i ngusht i Edi Rama te cilin e kemi pare ne fushatat zhjedhore te PS, parti kjo e kryeministrit.

Ky arrestim ne Zvicer i ketij reperi nga Tirana me shume ka goditur imazhin e Shqiperise se sa ate te komunitetit shqiotar ne Zvicer te colet njihet si shembull integrimi dhe suksesi.

Tham ka goditur imazhin e Shqiperise sepse ai eshte pare krshoerkah vazhdimisht me kreret e shtrtit shqiptar, sidomos me kreyeministrin Edi Rama. Madhe disa tv dhe media qe kontrollohen nga Rama, lajmin e arrestimit te Noizit fare nuk e kane publikuar fare.

Noizy pritej të performonte në nje klub nate në Rümlang pranë Zyrihut, ku kishte njoftuar një koncert për promovimin e projektit të tij më të fundit muzikor. Por pas ndalimit të tij, organizatorët i kanë hequr të gjitha njoftimet dhe reklamat nga rrjetet sociale.

Sipas gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch reperi shqiptar Noizy kishte mbajtur edhe me pare nje koncert ne Zvicer, në Geneva Arena më 11 nëntor 2017 i cili ka kaluar pa asnje therre ne kembe.

Noizy nuk është një emër i panjohur për autoritetet ligjore – në të kaluarën, ai është kërkuar nga drejtësia e Kosovës pas një incidenti në një klub nate, për të cilin u arrestua në Shqipëri dhe më pas u la i lirë me kusht. Në nëntor të vitit të kaluar, ai u dënua me një gjobë prej 15,000 eurosh.

Sipas mediave shqiptare « Pas lajmit që tronditi opinionin publik për arrestimin e reperit të njohur shqiptar Noizy në Zvicër, ka ardhur një reagim i menjëhershëm nga kolegu i tij dhe rivali i dikurshëm, Stresi. Ky i fundit ka lënë të kuptohet se pas ndalimit të Noizyt qëndron TikTok-eri Medi Iseni, personi me të cilin të dy reperët kanë pasur konflikte të mëparshme. Në një postim të drejtpërdrejtë në Instagram, Stresi ka shkruar: “Prej që kemi pasur problemin me ty, unë nuk kam udhëtuar direkt drejt Zvicrës me ‘check me pasaport’ se e kam ditur që ti je e bën denoncime edhe atje”, citon LeCanton27.ch

Deri më tani, Noizy apo përfaqësuesit e tij nuk kanë komentuar arrestimin në Zvicër.

Derniers articles