Bernë, 5 maj -Me shume se Skandaloze, presidenti aktual i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka provuar të futet në një tubim në Florida (Amerikë) me emër të falsifikuar si «Aleks Vuçi» njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch duke ju referuar burimeve nga koleget e medias «Danas »
Vuçiç u përpoq të hynte në event me emrin Aleks Vuçi: Mihailoviç iu referua përfaqësuesit të «Serbëve për Trump »
Sipas kesaj gazete, Lëvizja për Ripërtëritjen e Mbretërisë në Serbi (POKS) sjell një dëshmi të serbo-amerikanit Aleksandar Jovicic nga organizata « Serbët për Trumpin 2024 », i cili ka deklaruar se « Vuçiqi është kapur ne flagrancë me emër të falsifikuar në përpjekjet që të futet në manifestimin e republikanëve në Florida të Amerikës. Presidentu serb ka turpëruar veten dhe tere Serbinë në përmasa të jashtëzakonshme diplomatike dhe gjeopolitike… », citon gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
“I kapur në një përpjekje për të hyrë në Konventën e Bajronit nën emrin e rremë Aleks Vuçi, Presidenti i Serbisë u kap duke shkelur ligjin dhe me mirësjellje iu kërkua të largohej nga SHBA-ja”, tha Vojislav Mihailoviq, President i POKS dhe deputet.
“Ai i turpëroi serbët në SHBA dhe në mbarë botën. Duke vepruar kështu, ai u shkaktoi dëme serioze serbëve në SHBA, falë të cilëve Serbia mësoi të vërtetën. Ajo gjithashtu mësoi se Trump e kujton mirë financimin e fushatës së Hillary Clinton nga Vuçiç dhe se me të në krye, Serbia nuk ka shpresë për asgjë të mirë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me këtë vend. Ne jemi mësuar me keqpërdorimin e tij të Akademisë Mjekësore Ushtarake dhe mediave serbe në një përpjekje për të mashtruar të gjithë Serbinë, dhe askush nuk e besoi këtë ide”, theksoi Mihailovic, raporton POKS në një deklaratë.