27.4 C
Berne
mardi 24/06/2025

Ish-Presidenti i Kosovës Pacolli ja shton Kosoves edhe nje njohje, Kenia, shteti i 118 që njeh pavarësinë e Kosovës. Kurti ka falenderuar Pacollin

Kosova ka arritur të sigurojë njohjen e pavarësisë nga shteti i 118-të. Kosova shënon 17 vjet pavarësi.

Njohja e fundit e pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare ishte bërë në vitin 2020, nga Izraeli, pas ndërmjetësimit të presidentit të SHBA, Donald Trump.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka mirëpritur vendimin e Kenia e ka falenderuar ish-presidentin, Behgjet Pacolli.
“Njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias na gëzon të gjithëve dhe është lajm shumë i mirë për Republikën. Falënderoj presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje”, ka thënë Kurti.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pasi Kenia ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Begaj ka falënderuar presidentin kenian, William Rutto, për njohjen e pavarësisë dhe ka thënë se është shumë i lumtur për një vendim të tillë.

 

Shtetet e para që njohën shtetin e ri, që ditën e parë të shpalljes së pavarësisë, 17 shkurt 2008, ishin Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar. Më pas me radhë vende të tjera të BE dhe më gjerë në botë firmosën njohjen e pavarësisë së Kosovës.

 

 

Derniers articles