8.3 C
Berne
mercredi 12/03/2025

Libra në gjuhën shqipe për shqiptarët në burgjet serbe

Bujanoc, 12 mars -Me mbështetjen dhe pëlqimin e Ministrisë së Drejtësisë, 50 libra në gjuhën amtare iu dhuruan bibliotekës se burgu,t ne Vranje te Serbisë,  ku po vuajnë dënimin shqiptarët, njfton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Me kërkesë të deputetit të Kuvendit të Serbisë dhe liderit të Partisë Shqiptare për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi nga Bujanoci, është nisur aksioni për t’iu dhënë mundësi shqiptarëve që vuajnë dënimin në Burgun e Qarkut të Vranjës të lexojnë libra në gjuhën e tyre amtare nga biblioteka e burgut.

Me mbështetjen dhe pëlqimin e Ministrisë së Drejtësisë kemi përzgjedhur pesëdhjetë libra nga koleksioni i bibliotekës në Bujanoc që i janë dorëzuar këtij institucioni – Jelena Simiq, drejtoreshë e bibliotekës së Bujanocit “14. Nëntor”.

Ajo tha se është dashur të respektojë “procedurën e paraparë ligjore, sepse kjo iniciativë ka filluar në prill të vitit të kaluar, por nuk është zbatuar dhe librat nuk janë dorëzuar”.

Biblioteka e Bujanocit ka një koleksion prej 75.868 librash. Nga ky numër, 45,000 janë në serbisht, 30,868 në shqip dhe vetëm disa në gjuhën rome.

Këtë donacion të pazakontë e ka përkrahur edhe kryetari aktual i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i cili ka theksuar se është diçka “që mund të kontribuojë vetëm në respektimin e të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe të atyre që vuajnë dënimin me burg”.

Biblioteka jonë ka një koleksion modest, ka rreth 550 libra dhe deri më tani nuk ka pasur tituj në shqip. Pas këtij donacioni, ne do të mund t’u ofrojmë të gjithë njerëzve, përfshirë shqiptarët, akses në shërbimet e bibliotekës në gjuhën e tyre amtare.

Derniers articles