29.8 C
Berne
mercredi 25/06/2025

Lazim Destani ne kremtimin e 17 vjetorit: Dita e pamvaresi se Kosoves me shume se festet qe bashkon shqiptaret e gjitha trojeve me gjith diasporen

Prishtine, 18 shkurt -Dje në Prishtinë, në festën e Pavarësisë së Kosovës, me ndjenjë të veçantë gëzimi e krenarie ndoqa aktivitetet nga ceremonia shtetërore në nderim të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ku mori phese edhe humanisti dhe filantropi shqiptar Lazim Dedtani, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Për të shënuar këtë datë historike për Kosovën e për gjithë rajonin tonë, ndër ngjarjet e para të agjendës ditore ishin parakalimet mbresëlënëse e plot emocion të kuadrateve të Ushtrisë e të Policisë së Kosovës në sheshin “George Bush” e në bulevardin e kryeqytetit. Këto parakalime u ndoqën nga qindra mijëra qytetarë të Kosovës, dhe si në çdo përvjetor, edhe nga personalitete të larta shtetërore.

Për t’u veçuar nga aktivitetet e pasditës ishte Pritja Shtetërore nga krerët e shtetit të Kosovës. Këtu morën pjesë politikanë, përfaqësues të Trupit Diplomatik në Kosovë, si dhe përfaqësues institucionesh, jo vetëm nga Kosova por edhe nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria e Lugina e Preshevës. Në këtë pritje pata kënaqësinë të takohem e të shkëmbejmë urime me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, e me figura të shumta nga të gjitha trevat tona.

Ndër aktivitetet për shënimin e kësaj ngjarje historike, gjithashtu pata kënaqësinë e pjesëmarrjes në festën që kishte organizuar Aleanca Kosovare e Bizneseve. Këtu të pranishëm ishin shumë përfaqësues nga bizneset kosovare, si dhe nga rajoni e Diaspora.

17 Shkurti është dhe do të mbetet një nga datat më të rëndësishme të arritjeve historike kombëtare. Është një festë që na bën t’i kujtojmë me krenari e nderim përpjekjet shekullore dhe sakrificat e popullit tonë për liri e pavarësi. Është një ditë kur me nderim e përulje i kujtojmë dëshmorët e shumë brezave tanë që ranë në fushën e nderit për lirinë e atdheut.

Gëzuar 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës!

Derniers articles