-4.1 C
Berne
mercredi 5/02/2025

Mbi 100 mijë persona nga diaspora jane regjistruar për të votuar ne zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Bernë, 3 janar -Kosova do të mbajë zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt 2025. Në këto zgjedhje, jane regjistruar per te votuar edhe mbi 100 mijë qyetare nga diapsra shqipare. Të regjistruar për votimet shtetasit e Kosovës jashtë vendit do të mund të votojnë edhe në ambasada dhe konsullata të Kosovës., njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

“Sipas të dhënave preliminare, numri i shtetasve të Kosovës që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26 dhjetor 2024, deri në orën 23:59 është 90.860, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është 18.244”, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. por, siaps njftimeve te fndit behet fjale per mbi 100 mijë qytetarë nga diaspora kosovare jane të regjistruar për votimet e 9 hskurti te ketij viti

Elezi bëri të ditur se shqyrtimi i aplikimeve të pranuara do të vazhdojë edhe gjatë 27 dhjetorit dhe më pas KQZ-ja do të ketë një raport përfundimtar për numrin e qytetarëve të Kosovës të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

Më 26 dhjetor, partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje tha se synonte që të zgjaste periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës deri të dielën. Por, mbledhja e KQZ-së dështoi për shkak se në të nuk morën pjesë përfaqësuesit e partive opozitare.

Më herët gjatë dhjetorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se do të jenë 22 kuti postare në 22 shtete të ndryshme ku pjesëtarët e diasporës do të mund të votojnë. Ndërkaq, votimi fizik do të organizohet në 35 përfaqësi diplomatike dhe konsullore në 22 shtete.

Ku do të mund të votojnë emigrantët e Kosovës?

Qendrat e votimit në përfaqësi diplomatike të Kosovës për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, që mbahen më 9 shkurt 2025, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë në këto shtete:

Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Mbretëri të Bashkuar, Norvegji, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Zvicër.

Diaspora e Kosovës është e përqendruar kryesisht në Gjermani, Zvicër, Austri dhe vende të tjera të Evropës.

Në regjistrimin e fundit të popullsisë për herë të parë janë përfshirë edhe shtetasit e Kosovës që jetojnë në diasporë dhe sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ata janë rreth 550.000 persona.

Zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008

KQZ certifikon pjesën e dytë me 16 subjekte politike dhe 626 kandidatë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për certifikimin e pjesës së dytë prej 17 subjekteve politike me gjithsej 626 kandidatë për deputet për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025 (Në listë, subjektet e certifikuara nga numri rendor 12 deri në 27).

Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar, duke përfshirë edhe subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar në mbledhjen e kaluar (18 dhjetor), është: 27 subjekte politike me gjithsej 1,232 kandidatë.

Derniers articles