Edhe në kantonin e Bazelit, Bedri Hamza i është drejtuar përkrahësve të tij. Përmes një postimi në llogarinë e tij, Hamza ka thënë se e di çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës, raporton nga Bazeli gazeta zvcierane ne shqip Le Canton27.ch.
Taulant Xhaka në tubimin e PDK-së Basel, në mbështetje të Bedri Hamzës për Kryeministër
Ne ket tubim ne Bazel ku muaren pjese qindra veta me kryemistrine PDK-së Bedri Hamza ne Bazel e ka mirëpritur kryetari i kesdja partie për Zvicer z.Ragim Xhaka, shrkuan gazeta zvcerane ne shqip Le Canton27.ch .
“Ne dimë si të veprojmë së bashku dhe ta çojmë Kosovën përpara”, ka thënë ai.
Hamza i ka ftuar mërgimtarët që të punojnë bashkë për t’ia rritur krenarinë qytetarëve dhe forcuar shtetin e Kosovës.
“Atmosferë e jashtëzakonshme në Zvicër
Shumë entuziazëm dhe shpresë se Kosova mundet ma mirë. Shumë frymëzues angazhimi i diasporës sonë. Shumë emocionuese sa shumë e duan atdheun, sa janë të gatshëm të ndihmojnë për ndryshimin e gjendjes në Kosovë. Ju ftoj të punojmë bashkë që t’ia rrisim krenarinë qytetarëve dhe ta forcojmë shtetin tonë. Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës. Ne dimë si të veprojmë së bashku dhe ta çojmë Kosovën përpara. Ne, gjithmonë, e bëjmë punën tonë! #MaMirë”, ka shkruar Hamza.