Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po pret që të trajtohet njëjtë sikurse presidenti amerikan, Joe Biden, në pjesëmarrjen e tyre në Asamblenë e OKB-së, kanë raportuar mediat serbe, por sipas gazetes zvicerane në shqip Le Canton27.ch presidenti i Serbisë Vuçiç, do jete larg fjalëve demokartike dhe tolerante si Bajden, sepse fjalimi tij në OKB do te gjsonte me shume si aii Putinit, me fjalim nxitese per invasion ndaj Kosovës, pas destimit te terroristve serbe në Banjska.
Mbi këtë fjalim sipas mediave serbe, ai paraprakisht njoftoi se më së shumti do të flasë për Kosovën, ndërsa dhe shprehu acarimin e tij për thirrjet e ushtarëve amerikanë në West Point.
E gjitha referuar faktit se gjatë përshëndetjes me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ata bërtisnin ”Kosova, Kosova, Kosova”.
“Jemi mësuar me këtë, do të durojmë” ka pohuar presidneti serbe duke shtuar se « Do të kem takime me zyrtarët më të rëndësishëm amerikanë dhe do të pyes se si e interpretojnë ata shkeljen e rezolutës 1244″.
Ndryshe, sot më 23 shtator në Preshevë do të mbahet një protestë, të cilën, kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e quajti “për identitet e dinjitet”. Shqiptaret e Lugines se Presheves qe 10 vite, qe kur ka filluar ne Bruksel dialogu mes Serbise dhe Kosovës, ka kekruar te jene pjese e ketij procesi. Lideret e Lugines kerkojne te Beogradi dhe BE te rrespektohet recprociteti.
« Serbia jo në BE me politikat diskriminuese dhe antishqiptare! » kane thenë lideret nga Presheva per gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
« Ne nuk duam me shume se sa ate cfare kane serbet e Kosovës!.. » kane thënë lideret nga Lugina e Preshevës, nje province e banuar me shumicë shqiptarë etnik ne Serbine jugore (kufi me Kosoven), korrespondentit gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch qe aktulaisht gjendet në Preshevë.