14.8 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Busti i Skënderbeut më me peshë në Gjenevën nderkombëtare dhe në Preshevë (Serbi) se sa 100 busta ne Itali apo Shqipëri!

« Për mua busti i Skenderbeut më shume ka peshë në Gjenevën nderkombëtare dhe në Preshevë (Serbi) se sa 100 busta ne Itali apo Shipni, kuptohet pa i nëncmuar punen e skulptorëve, pamvaresisht qe nganjëhere ja huqin imazhit të heroit. Ketu nuk po flasim as për biznes as për fushatën te Spiropalit, por po flasim për efektin në aspektin kombëtar. Sikur ne Vatikan apo Itali askush nuk ta ndalon te ngritësh bust te Skenderbeut jo vetem në cdo qytet, por edhe në cdo mahallë. Prandaj, duhet pasur kujdes mos te dalim para botes si një popull budist. Pra, mesazhi im eshte i qartë, te mbjellim fidane ne shkretëtira e jo ne fusha te gjelbërta… » ka thënë redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch i cili ka kontribuar ngritjes se dhe mbrojtes se bustit të heroit tone kombëtar Skenderbeut ne Gjeneve dhe atij ne Preshevë.
Dhelpra mbi Skenderbeun synonim i « Spiropalit » apo simbol se Skenderbeu na ishte gjuetarë?
Psh, busti i heroit kombëtar të Shqipërisë është përuruar në Gjenevë më 1 nëntor te vitit 1997 nga veprimtare te shquar Astrit Leka. Per venien e ketij busti nisën negociata me autoritetet e Gjenevës deri tek ato Federale ne Bernë, me personalitet zvicerane qe e kishim pare gazepin jo vetëm profesor Leka, por edhe une qe kemi bërë me shume se 3000 km rruge te mas e te para (Gjenevë-Berne) apo 100 ore bisedime te cilat kishin nisur ne fillim të viteve ’90 dhe peripecitë deri në nxjerrjen e lejes nga autoritetet zvicerane, pra deri tek dita kur « Skenderbeun » e vume (1 nëntor te vitit 1997) buze liqenit te Gjeneves afer selise e Kombeve te Bashkuara.
Pra Astrit Leka, ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100 vitet mbi supe dhe me mendje të kthjellët. Veteran i luftës antifashiste, aktivist, veprimtar dhe patriot i madh. Njeriu që vendosi monumentin e Skënderbeut në Gjenevë, para selisë së OKB…

Astrit Leka, i vlerësuar si “Nderi”, jo vetëm i Gjenevës por i gjithë Zvicrës, e meriton të quhet “Njeriu i Shekullit të Pavarësisë”. Ky bust i Skënderbeut, sipas profesor Astrit Lekës është i vetmi hero kombetar qe vlersohet lart nga autoritet helvetike.

Busit i Skenderbeut në Buruksel ma mire mos me qene fare, se sa qe eshte aty.. Kjo fare e shqiptarit «xhuxh maxhuxh » nuk ekzsiston, por kompremton jo vetëm heroin tone, por edhe kombin tonë, kurse ky i fundit qe ndërroi destinacinin nga Zvicra për Itali me at dhelprën mbi Skenderbeun nuk dime se cfare ka desht te thote autori, por analistet e shohin pak me nryshe, si synonim të «Spiropalit» apo simbol se Skenderbeu na ishte gjuetarë?

Thene shkurt, vetëm Busti i Skenderbeut ne Tirane, Prishtinë, Gjenevë dhe Prehsve i ngjan Heroin tone kombëtar, tashme edhe nderkombëtar. Dhelpra mbi Skenderbeun synonim i « Spiropalit » apo simbol se Skenderbeu ishte gjuetarë?

‘Skënderbeu’, i rrëmbyer në Preshevë, përjetoi 26 vjet burg serb

Sikurse që pas 26 vjetësh Skënderbeu qe kthyer në Krujë, ashtu edhe busti i tij u kthye në Preshevë. Në vitin 1980 si emri po ashtu edhe bust i tij ishin rrëmbyer nga serbët.

Drejtori i shkollës “Skënderbeu”, prof. Abdurrahman Zylfiu, dëshmitar dhe veteran i këtij gjimnazi për mediat shqipatre ne rajon shpjegon vështirësitë e gjimnazit përballë diskriminimit dhe stuhive të ndryshme, që QA “Skënderbeu” për një gjysmë shekulli i kishte bërë ballë regjimit serb

Drejtori i shkollës në Preshevë: Nefail Maliqi, para 34 vitesh ishte gazetari i parë që ngriti zerin kundër ndërrimit te emrit të shkollës “Skënderbeu”!

Prof. Abdurrahman Zylfiu, drejtor i QAMO-s “Skënderbeu” ishte në kohra me te veshtira në Preshevë perballe regjimit..Dhe me themelimin e gjimnazit të parë në Preshevë u mor vendim që ky institucion të pagëzohet me emrin e heroit kombëtar “Skënderbeu”, pastaj me apo pa dashje disa vjet më pas emri iu mor dhe disa vite me radhë e barti “25 Maji”.

« Ishin vitet e ’80-ja kur u « kidnapua » padrejtësisht emri shkollës pa pëlqimin e mësimdhënësve, aksion ky politik i regjimit të atëhershëm, ku emri ju ndërrua për qëllime tashmë të njohura, nga « Skënderbeu » në « 25 Maji » që simbolizonte ditëlindjen e kryetarit të ish-Jugosllavisë Titos. Më kujtohet si sot edhe reagimi i parë në revistën « Zëri » i shkruar nga gazetari ynë i njohur Nefail Maliqi, sot gazetar në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, po ashtu kuadër yni i dalë nga dyert e QA « Skënderbeu », kishte shkruar shkrimin « Kujt i pengon emri i QAMO-s “Skënderbeu » të Preshevës ». E përmenda fjalën rrëmbim, sepse pas ndërrimit të dhunshëm të emrit të shkollës, madje edhe busti i Skënderbeut kishte përjetuar të njëjtin krim, duke u rrëmbyer, por fatmirësisht ai më vonë është gjetur dhe është kthyer. .. » kishte dekalruar per mediat e Prishtines dhe Tiranes ish-drejtori i Shkollës se Mesme « Skënderbeu », prof. Abdurrahman Zylfiu, dëshmitar dhe veteran i këtij gjimnazi.

Derniers articles