Gjenevë, 27 gusht -Zvicra është vendi kryesor eksportues i orëve klasike për sa i përket vlerës. Zvicra posedon 44 marka të orëve. Por, 10 markat më të mira, më të famshme zvicerane të orëve luksoze janë: Rolex, Patek Philippe, Cartier, Omega, Audemars Piguet, Richard Mille, Longines, IWC, Breitling, Vacheron Constantin, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke shrtuar se keytre markave me emer ju eshte bashkangjitur diteve te funditedhe Ora e parë shqiptare Primordial Passion, ore kjo e parë shqiptare konkurron në Zvicër në Grand Prix d’Horologeria de Geneve. Ajo kushtoin 1. 2 milionë CHF
Shqiptaret shembull imntegrimi dhe suksesi jo vetme ne biznes qofte ne gastronomi apo ndertimtari, por edhe futobll (Xhaka, Shqqiri..) po edhe ne politiken, bashkeqeverisje te shtetit hlevetik me zviceranet dhe shiptaret , meqe kemi mbi 100 deputetë komunal dhe kantol dhe një depuete shqiptare ne Bernë, ne Parlamentin zviceran, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Për të fituar hyrjen në klubin shumë të përzgjedhur të orëbërësve të ftuar në Çmimin e Madh të Orëve të Gjenevës, argjendari Pirro, 65 vjeç, kapërceu xhelozitë, letrat anonime, diktaturën më të mbyllur në Evropë dhe sfidoi teknikat për të cilat nuk do të thotë asgjë. I ulur në punishten e tij në Tiranë, i fshehur në fund të një rrugice, Pirro Ruco merr kohën për të rrëfyer jetën e tij, ulje-ngritjet e së cilës pasqyrojnë ato të Shqipërisë, e cila në 30 vjet kaloi nga diktatura e Enver Hoxhës në orët luksoze.
Ora e pare shqiptare ne Zvicer Primordial Passion 5 cm me 5 që kushton 1.2 milionë CHF
Jo vetëm kaq, sot shqiptaret po shkelqejen edhe ne horologji te clet vijne me orën e parë shqiptare Primordial Passion, një orë dore krijuar nga Mjeshtri i Madh i artit të punimit të metaleve dhe gurëve të çmuar, Spiro Ruço, konkuron në Grand Prix d’Horologeria de Genevë 2024 dhe shoqërohet me çmimin valor 1.2 milionë franga zvicerane.
Në këtë verë të nxehtë ora Primordial Passion, tringjyrëshja arbërore skënderbejane e kuqe – e zezë – e artë. Nën një kube safiri, dymbëdhjetë statuja ari kërcejnë në një dysheme xhami Murano.
Ora Primordial Passion ka marrë pesë vite kohë që nga idea gjer në realizimin final, por besoj se, mistikut metalpunues, Ing. Spiro Ruço i është dashur gjithë rrugëtimi i tij, që nga nisja në vitin e largët 1986, kur realizoi emblemën e parë për një ngjarje të rëndësishme shtetërore për të mbërritur në atë arkitekturë të shumëfishtë konceptuale të orës Primordial Passion, që shkëlqen sikur fjalët e Charles Baudelaire: Imagjinata mbetet më shkencorja e aftësive, ngaqë vetëm ajo e kupton analogjinë universale.
Ora Primordial Passion është ndërtuar me një polifoni ari të verdhë 18K, ari të bardhë dhe ari të tonuar (ngjyrosur) në të zezë. Në qendër të fushës së orës ndodhet një basoreliev që kulmon me logon e mirënjohur shqiponja dykrenore dhe emri Pirro. Flatrat e shqiponjës ngujuar, si shkëmbinjtë e maleve të Shqipërisë ku gjashtëmbëdhjetë figurinat e arta 9 – 10 mm: katër muziktarë që luajnë me fyell, lahutë, gajde dhe çifteli në mes të një valleje dorëpërdorë me dymbëdhjetë burra të veshur me kostume kombëtare nga gjithë trojet etnografike shqiptare, që vijnë si tipologji veshjesh të lashta dhe paraantike, të cilën rilindin në jetë, zgjohen nga gjumi i kohërave sapo ora Primordial Passion kurdiset.