Emocionet ishin të pashmangshme në këtë ceremoni madhështore, që u mbajt në “Swiss Diamond Hotel”, në sallën “Dyar”. Presidenti i FKK-së, Ismet Krasniqi, thuri fjalë më të mira të mundshme për ish karateistin me famë botërore.
Gazetari i UEFA-s Nefail Maliqi: Enver Idrizi është mbreti i karatesë dhe ambasadori i sportit shqiptar ne bote që bëri për Kosoven dhe shqiitarët me shume se një president shteti!
Në praninë e autoriteve te Kosovës, te Prishinë dhe perfaqesues dhe yje te sportit shiptare (Selim Pacollit, nënkryetar i KK të Prishtinës, Nazmi Gashi, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës) Enver Idrizit iu nda çmimi “Karateisti më i madh Mbarëshqiptar”.
Ndryshe gazetari yne i njohur nderkombëtar ne Gjenevë, nga selia e UEFA-s, duke pershëndetur ndarjen e meritur te ketij shperblimi për të madhin Enver Idrizin, ai e ka vleresuar larte rolin e tij ne sensibilizimit te ceshtjes kombetare ne arenen nderkombëtare. Prandaj, gazetari i UEFA-s Nefail Maliqi ka deklaruar se « Enver Idrizi ishte dhe mbetet mbret i karatesë dhe ambasador i sportit shqiptar ne bote qe beri per Kosove dhe shqiptarë me shume se një president shteti!.. » Me nje fjale sipas z.Maliqi karateisti yne i njohur Enver Idrizi eshte krenaria kombëtare e ketij shekulli!
Rugova, kampionin boteror te karatese Enver Idrizin e ka vlerësuar lart, duke e dekoruar me cmimin me te larte te shtetit “Nderi i Kosovës”!
Ndonëse me famë e renome ndërkombëtare si yll i karatesë, Enver Idrizi nuk e harroj asnjëherë prejardhjen e tij, madje ka kontribuar shumë për promovimin e trojeve shqiptare në botë.
Aty ishte edhe Selim Pacolli, nënkryetar i KK të Prishtinës, Nazmi Gashi, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës dhe figura të tjera të njohura. Idrizit iu nda çmimi i veçantë, « Karateisti më i madh Mbarëshqiptar ».
Kampioni i lirise dhe paamvaresis se Kosovës dr.Ibrahim Rugova, kampinonin boteror te karatese Enver Idirzin e ka vleruar lart, duke e dekoruar me cmimin me te larte te shtetit “Nderi i Kosovës”. Ky cmim ju eshte dhene vetem pese personaliteteve te larta boterore qe i kontribuan pamvaresise se Kosovës si: Bill Clinton, Tony Bler, Madeline Ollbrajt, Wesli Clark dhe Enver Idrizit. Medalja “Nderi i Kosovës” ne te cilen eshte figura e “Nënë Terezes” shkruar perreth Pamvaresia e Kosovës dhuruar nga Rugova per Enver Idrizin, ju dha jo vetem se ishte karatsit i shkelqyeshem por se isht edhe dore e djathte e tij ne vizta e tij ne perendim, sidomos ne Kroaci, Gjermani, Zvicer e Amerikë.
Enver Idrizi është një ish karateist dhe ish kampion botëror. Ai është një shqiptar etnik, i lindur në Shkup. Ai ishte kampion karateje i « Jugosllavisë » në moshën 16-vjeçare e me vone shpallet Kampion boteror! Dita kur fitoi medaljen e parë për Kroacinë ishte dita kur Kroacia u njoh zyrtarisht si një vend i pavarur. Për shkak të tij, karateja është bërë një sport i njohur trofe në Kroaci që nga pavarësia e Kroacisë.
Ambasadori i sportit shqiptar ne bote Enveri Idrizi ishte personi me i afert dhe me i prfeferuar i presidentit Rugova ne historine sportit shqiptarë. Me nje fjale Rugova ishte edhe mikë i shtëpise se kamponit tone boteror i cili kishte kaluar dite e nete ne shtëpine e Enver Idrizit gjate udhëtimeve te tij zyrtare apo private, shkruan gazeta zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch »
Enver Idrizi gjithsesi ishte i nderuar posaçërisht i emocinuar deri në pikën e fundit, për këtë nder, për këtë çmim të veçantë që iu nda nga FKK-ja. Ylli i sportit në fjalimin e tij shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e përzemërt për këtë çmim.
Në këtë mënyrë ikona e karatesë, Kampioni i Evropës dhe Botës, Enver Idrizi i shton imazhit të tij edhe një tjetër mirënjohje, tashmë nga qyteti i tij i dashur, Mitrovica, të cilin qytet e kishte vizituar në ditët e para të pasluftës, duke ndihmuar disa nga familjet me nevoja të asaj periudhe të vështirë.
Rikujtojmë ndër çmimet më të rëndësishme, legjenda e karatesë, Enver Idrizi, kishte fituar edhe ato nga ana e presidentit historikë të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova si dhe nga ana e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, nga i cili pranoi dekoratat si “Nderi i Kombit” , “Mjeshtër i Madh”, ndërsa gjithashtu ka edhe shumë çmime të tjera për kontributin e tij humanitar.