Shkruan: Nefail MALIQI
Si mund t’i besohet sinqeritetit dhe premtimeve te sotme nga ana e PDK-së per Luginen e Preshevës, kur vete Hashim Thaqi dhe Isa Mustafa dje akuzuan lideret e Luginës si bashkëpunter te Serbise rreth lapidarit të UCPMB?!
Pas Thacit, dje Hoxhaj.. Sot Hoti ne prag te zgjedhjeve bene fushate pa kurrefare turpi per nje vote te cilet qe 20 vite nuk bene asgje. Veq kesaj sot mbi 10 mije shqiptare nga Lugina e Presheves (madje edhe ish-luftetar te UCPMB) sot ne Kosove jane pa dokumente , jane te diskriminuar nga qeveria Hashim-Isa-Hoti. Pse kjo qeveri kurre nuk mori ne Bruksel perfaqesuesit e Lugines?! ne te cilin dialog Hashimi dhe Isa me Vucicin dhe Dacicin biseduan per shtate vjet vetem per serbet e veriut?!
Premtimet e qeverise Hoti nga frika per humbjet e zgjedhjeve (se do kalojne pragun apo jo) jane te medha per Luginen aq saqe e kane kuptuar qe tani disfaten ne zgjedhjet e 14 shkurtit!
Pse Qeveritë e Kosovës (PDK-së dhe LDK) 20 vjetet e fundit ne cdo kater vjet premtuan shume për Preshevën dhe nuk bënë asgjë?!
Marren e ketyre qeverive Hashim-Isa-Hoti ne raport me shqiotaret e shkrete ne Lugine qe e turperuan Kosoven, e mbuloi kryeministri Albin Kurti kur dha 500 mije euro per vellezrit dhe motrat e Lugines se Presheves!
Akademiku serbe: «Si mund te kerkoje Lugina nga Serbia per shqiptaret e Medvegjes te paisen me dokumente (adresat e fshira) kur vet qeveria e Kosoves diskriminon vëllezerit e tyre qe 20 vite, nuk po ju jep dokumente mbi 10 mije shqiptareve te Lugines ne Fushe Kosovë, Gjilan, Prishtine etj… »
Disa Iniciativa e premtime qe qeveria e Hashim Isa Hotit nuk ka ralizuan për Luginen e Preshevës -Rezoluta nga Kuvendi i Kosovës -Zyrja e hapur në Gjilan. -Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë. -Zyrja për ofrimin e asistencës, por edhe Ndihma e premtuar lidhur me Abetaret,Materniteti në Preshevë, Konsullata, etj. Takimet e dy qeverive nuk kan dhën efekte,
Merre me mend Shqipëria apo Kosova vetem 25 mijë euro dhane për Preshevën, kurse Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës?! Vetëm ish-Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti, ka ndarë 500 mijë euro,ndihmë financiare dedikuar për Medvegjë,Bujanoc e Preshevë. Për dy dekada Tirana dhe Prishtina zyrtare bashkë nuk i kan ndarë këto mjete.
Do shtuar edhe kete se për asnjë qast që Prishtina e Tirana zyrtare asnjëherë nuk jan përcaktuar për Referendumin e datës 1 e 2 Mars 1992, për luftën dhe sakrificën e UÇPMB-ës, për Marrëveshjen e Konçulit, për heqjen e Lapidarit të UÇPMB-ës, për pasivizimin e adresave, Diskriminimin e vazhdueshëm etj.
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj në prfag te zjghdjeve ne Kosovë gjate një konference për media ka paraqitur « planet » e kësaj partie për zgjedhjet e ardhshme. Hoxhaj po ashtu tha se temë kryesore e kësaj partie na qenka edhe marrëveshje paqësore me Serbinë dhe në të do të përfshihet edhe Lugina e Preshevës. Veq Hoxhaj, me te njejtin zë foli edhe Kryeministri ne ikje i qeverise ilegale Avdullah Hoti i cili ka nënshkruar programin e punës për vitin 2021 të Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës, hap ky i cili duket se u be duek kuptuar se do te humb zgjdhjet e ardhshme, bile me mbatur nje fjale e mirë.
Avdullah Hoti theksoi se gjatë këtij viti do të ketë një takim midis Tiranës dhe Prishtinës zyrtare për të forcuar edhe më tej mbështetjen për shqiptarët atje, e gjithashtu brenda vitit “do të finalizohet projekti për dërgimin e teksteve shkollore për shqiptarët në Luginën e Preshevës”.
Lugine, kujdes nga mafia politike, mashtruesit e qeverise Hashim-Isa-Hoti
“Qeveria Hoti” pushtohet me serbe me nje zv.krymenister dhe dy ministri, kurse ne Qeverine serbe asnje minister shqiptar, asnje nenpunes shqiptar nga Presheva?! Kjo politike apo loje e Qeverise se Beogradit dhe Prishtines duke harruar dhe injoruar kerkesat legjitime te shqiptareve te Lugines se Presheves jane me shume se diskriminuese, jane raciste!
Pamvaresisht se kryeministri i Kosoves Avdullah Hoti qe riktheu PAN-in e kriminalizuar ne krye te shtetit te Kosovës, sikur edhe ata ne Beograd nga qeveria serbe, qe po flasin per reciprocitet mes serbve te Kosovës (Veriut) dhe shqiptaret ne Serbi (Luginen e Presheves), kjo gje jo qe nuk po rrespektohet por eshte shume larg realitetit.
Qeveritaret ne Beograd thone se “problemi i shqiptareve ne Serbine Jugore nuk eshte i ngjajshem me ate te serbeve ne Veriun e Kosovës”. Duket ky konstatim eshte mese i drejte, qe realieti ne terren e jusitfikon, sepse shqiptaret ne Serbi jo vetem se jane dyfishe me shume se serbet ne Kosovë, por edhe nga nje fakt se shqiptaret ne Luginen e Presheve jane te diskriminuar, kurse serbet ne Kosovë jane te avancuar me te drejtat e tyre, madje edhe te priveligjuar.
Vec kesaj serbet e Kosoves edhe pse nuk kane Referendum trajtohen më mire nga qeverite e Kosoves qe 20 vite, te cilet marrin paga sa nga shteti i Kosoves, po aq edhe nga shteti ame i Serbisë. Kurse shqiptaret e Lugines se Presheves kane Referednumin 1-2 mars 1992 per autonomi apo ribashkim me Kosovën injorohen sa nga Beogradi po aq edhe nga Prishtina. Te vetmen mbeshtetje shqiptaret e Lugines se Presheves e kane pasur nga Qeveria e Albin Kurtin e cila dhuroi gjysem milioni per ta. Qeveria e Hashim Isa Hotit (PAN) nga viti 2014 deri në vitin 2016, investimet nga Qeveria e Kosovës në këto katër komuna janë mbi 15 milionë euro. Derisa, në vitin 2015 janë ndarë edhe 15 milionë euro shtesë për këto katër komuna të banuara me shumicë serbe.
Shpesh kemi degjuar lideret dhe qeveritaret e Kosoves se “Beogradi nuk ka te drejte te kerkoj serbeve ne Kosove, at qe nuk ju jep shqiptareve ne Serbi”. Qe ne fakt po ndodhe sot e kunderta Qeveria Hoti ju jep te gjitha te drejtat serbeve duke i inkuadruar ata ne qeveri, me nje zv.kryeminister (Goran Rakic) dhe me dy ministrti si dhe dy funksionar te lare ne shtetin e Kosoves, njeri gjyqtare i kushetuese me nje dolsje te dyshuar rkiminaliteti (i kerkuar nga Interpoli per krime dhe i involvuar ne grupe mafioze) si dhe zyrtari tjeter serbe nga BIA ne zyren e presidentit Thaci?!..
Den tash cdo qytetar i Kosoves, madje edhe te huajt, nderkombëtaret do te pyesnin qou vadis Kosovë?!..Qeveria e Kosoves alias PAN-Hoti pushtohet me serbe, kurse ne Qeverine serbe asnje shqiptar nga Presheva?! Kjo Qeveri pa zgjedhje qe ka zhgenjyer jo vetem nga shqiptaret por edhe nderkombetaret ka per synim ta beje te veten te nenshkruaj nje marreveshe te nxituar (si thone, me ja qit pluhnin sa me shpejte) qe do za ndante Kosoven dhe Luginen e Presheves, marreveshje kjo e cila do te destabilizoj rajonin, ne rend te pare 10 milion shqiptare ne ballkan te cilet do te kundershtojne te japin toka fale Serbise e cila ashtu keshtu ka tkurrur tokat e shqiptareve gjate shekujve konform projekteve serbemedha antishqiptare nga Grashanini deri tek kyerkaspai i radhes Miloshevic dhe miloshevicxet e medhenje dhe te vegjel ne Beograd dhe Prishtinë.
Qeveria dhe presidenti serb Aleksander Vucic cka ju ka prmetuar serbeve te Kosoves edehe ju jane realizuar. Veq kesaj edhe Qeveria e Kosoves, kjo e sotmja e Avdullah Hoti cfare ju eshte premtuar serbeve te Kosove ju jane realizuar duke inkuadruar ata ne insitucionet e Kosovës qofte me vende te rezervuara ne Parlament apo ne Qeveri?!
Serb ia jo vetem se ju ka lene mundesi japsire te inkuadrohet shqiptaret e Lugines se Presheves ne insitucionet e Qeverisë serbe, por ju ka marrur edhe ato insititucone qe ju takojne ne Lugine e Presheves duke i mbyllur apo duke i transferuar (sikur gjakatat) apo reduktuar financat (ne KKSH) nga an e Qeverise serbe, qe ne fakt ato mbeshtetje ekonomke jane te BE-së me rekomandimet e Strasburgut (KE) dedikuar minoriteteve te cilat mjete kalojne permes Beogradit!..
Kurse kerkesat e shqiptareve te Lugines se Presheves nuk jane realizuar asnjehere, por edhe jane injoruar nga qeverite e Kosovës keto 20 vitete fundit, kurse Beogradi hiq e me hiq nuk jane marrur parasysh! Bile si nga nga Beogradi po aq edhe nga Prishtina jane injoruar kersat e fundit e shqiptareve te Lugines se Presheves për te qene pjese e procesit te dialogut ne Bruksel.
Kosova, eshte dashur te bej nje gjest pozitiv per shqiptaret e diskriminuar, te lene pas dore ne Lugine, se paku per hire asaj qe luftuan dhe vdiqen per pamvaresine e Kosovës apo per hire te asaj lideret e saj po bejne fushate me Lugine e Presheves ne cdo kater vite, sa here bien e sa here qohen qeverite kosovare. Kurse politikajt e Kosoves nga deputetet deri tek presidenti, Presheven e perdoren si karte (monedhe) sa here ju vyen per interesat e tyre personale dhe karrieriste.
Injorimi i Preshevës nga Beogradi e Prishtina në procesin e dialogut ne Bruksel, bashkon shqiptaret e Luginës. Lideret mobilizohen, kerkojne reciprocitet ose ribashkim me Kosovën, siq u tha ne Kuvendine fundit te keshilltarev te tri komanave ne Luginen e Preshevës.