-0.7 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Zvicras fituese e Eurovision 2024! Ja cilat vendet janë që fituan tre vendet e para

Bernë, 11 maj -Mbrëmjen e kësaj të shtune në Malmö të Suedisë u zhvillua finalja e edicionit të 68-të të Eurovizionit. Nemo nga Zvicra fiton Eurovision 2024!, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Prandaj, Zvicra fiton Eurovizionin me 591 pikë, përpara Kroacisë (547 pikë) dhe Ukrainës (453 pikë). Norvegjia përfundoi e fundit me 16 pikë.

Përfaqësuesi i Zvicrës, Nemo, ka fituar vendin e parë në finalen e sonte në Eurovizion. Përfaqësuesja zvicerane Nemo u rendit në vendin e tretë në basteshkruesit. Megjithatë, pas votimit nga të gjitha vendet dhe publiku, zvicerani doli në krye dhe mori titullin e fituesit të këtij viti.

Besa Kokëdhima dështon me “Titan”, Shqipëria nuk kalon në finalen e “Eurovision 2024”.

Për sa i përket “Eurovision 2024”  10 vende kaluan gjysmëfinalen e parë që ishin: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda, Luksemburgu. Ndërkohë që nga gjysmëfinalja e dytë në finale kaluan Letonia, Austria, Holanda, Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicra, Gjeorgjia, Armenia.

Ndërsa 6 vendet si Franca, Italia, Anglia, Gjermani, Spanja dhe Suedia shkojnë automatikisht në finale.

Fituesi zviceran i Eurovision 2024! Ja cilat janë vendet që përfunduan tre finalistët në tre vendet e para.

  1. Zvicra
    2. Kroacia
    3. Ukrainë

Derniers articles