Doktoresha shqiptare, Aurora Meta-Dollenberg, ka folur rreth gjendjes me pandeminë COVID-19 në Gjermani.
Doktoresha foli rreth masave të reja që ka ndërmarrë Gjermani.
“Ne prej datës 12 dhjetor kemi kaluar në mbyllje graduale dhe tani gjendemi në një mbyllje të plotë pas rritjes së rasteve pozitive”.
“Masat e rrepta që po merren tani janë edhe reflektim të gabimeve që janë bërë edhe nga vera. Kështu qytetarë të ndryshëm por edhe shqiptarë ishin për pushime dhe u kthyen përsëri në vend dhe kështu sollën edhe rritje masive të të infektuarve. Kështu për të mos përsëritet gabimi i njëjtë janë marrë masa të rrepta”, tha ajo.
Meta-Dollenberg mes tjerash tregoi se vaksinimi masiv i popullatës gjermane nis nga 1 janari i 2021.
“Data zyrtare për vaksinimin masiv të popullatës është 1 janari i 2021, qëllimi është që në tre mujorin e parë të vaksinohet kategoria më e rrezikuar nga COVID-19, pasi të përfundoj vaksinimi i kategorisë së rrezikuar do të vaksinohen të tjetër dhe pastaj ata që janë shëruar nga COVID-19 dhe moshat e reja”, tha doktoresha.
Doktoresha shqiptare mes tjerash foli edhe për variantin e ri të koronavirusit.
“Është evolucion i pandemisë që do të thotë të shfaqen nëntë mutacione të të njëjtit virus. Pra nëntë llojet janë të natyrshme dhe prapë vazhdojmë të flasim për të njëjtin virus – pra koronavirus”.