-1.4 C
Berne
jeudi 6/02/2025

Tre ambasadorë shqiptarë në Zvicër (Shqipërisë, Kosovës dhe RMV) takuan krerët e LAPSH-it ne ambasaden shqiptare ne Berne

Berne, 30 janar -Ne ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë ne Bernë, tre Ambasadorët shqiptarë, ai i Shqiperisë, z.Mustafa Nano, Kosovës, z.Sami Ukelli dhe Maqedonisë së Veriut, z.Rexhep Demiri pritën në takim Koordinatorin e « Shkollës Shqipe » në Zvicër, z. Vaxhid Sejdiu dhe Kryetarin e Lidhjes së Prindërve dhe Arsimtarëve Shqiptarë në Zvicër (LAPSH), z. Liburn Mehmetaj, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Qëllimi i këtij takimi ishte intensifikimi i bashkëpunimit dhe fillimi i punës për unifikimin e shkollave shqipe në Zvicër. Palët u dakorduan që sa më parë të fillojë themelimi i një komisioni të punës që do të merret me detajet teknike.

Tre ambasadorët i përgezuan dy udhëheqësit e shkollave për këtë nismë dhe ofruan mbështetjen e tyre për përmbylljen sa me të shpejtë të këtij procesi në të mirën e diasporës shqiptare në Zvicër.

Derniers articles