4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Kush është zyrtari i MPB-së që u kap me 18 kg drogë?

Drilon Berbati, zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, është arrestuar në kufi me Serbinë.

Kjo pasi atij dyshohet se i janë gjetur rreth 18 kilogramë drogë të llojit marihuanë.

Berbati shërben si zyrtar administrativ në Agjencinë për Regjistrim Civil.

Ai kishte qenë i arrestuar edhe më herët. Në dhjetorin e 2023 i ishte ngritur aktakuzë ndaj tij.

Kjo pasi dyshohet se i kishte dhënë disa dokumente në mënyrë joligjore për një person nga Shqipëria, i kërkuar nga INTERPOL-i për drogë.

Kush është Drilon Berbati?

Zyrtari i arrestuar Drilon Berbati prej kohësh punon në Agjencinë për Regjistrim Civil (ARC), në cilësinë e zyrtarit administrativ pranë kësaj Agjencie.

Ai ishte zgjedhur edhe anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, dega në Pejë. Nga profili i tij në Facebook, vërehet se bëhet fjalë për një militant të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Aty shihet se Berbarti shpërndanë vazhdimisht aktivitetet e PDK-së. Duket të jetë i afërt, ose të paktën mbshtetës i madh i deputetit tjetër të dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Xhavit Haliti.

U arrestua e mbajti paraburgim për veprën “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”

Policia e Kosovës në dhjetor, kishte arrestuar Berbatin nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtar. Ndaj tij Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda kishte caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Berbati dyshohet se kishte pajisur me dokumente personale, letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës një person nga Shqipëria i cili ishte në kërkim nga INTERPOL-i.

Në komunikatën e Prokurorisë, për rastin e tij thuhej se Berbati dyshohet se më 15.10.2021, në Prishtinë, respektivisht në zyrat e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), në cilësinë e zyrtarit administrativ pranë kësaj Agjencie, përgjegjës për aplikim dhe shpërndarjen e dokumenteve personale (letërnjoftim, patentë shoferë dhe pasaportë), me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për tjetrin, me dashje dhe dijeni, i ka keqpërdorur autorizimet e tija ligjore, duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin për dokumentet personale, në atë mënyrë që, personit me inicialet M.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për vepra penale të narkotikëve, i sjellë dobi të kundërligjshme duke i ndihmuar që ta kompletojë, pranojë dhe vërtetojë dokumentacionin personal në emër dhe me të dhënat e të dëmtuarit A.N./Nacionale (vezhguesi)

 

Derniers articles