0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Kosova heq billbordet me fotot e diktatorëve Putinit dhe Vuçiçit

Prishtinë, 25 janar – Sot në Zveçan të Kosovës (3 km. larg Mitrovices) janë larguar billbordet (4×3) ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës. Ndryshe, në këtë billbord ilegal në mesin e disa figurave ishte vendosur edhe fotografia e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin ndaj te cilet eshte elshuar arrest nderkombëtar për krime lufte, njofton nga Prishtina korrespeondeti i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Lajmi është bërë i ditur nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

« Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë. Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë… » ka shkruar z.Svecla, citon Le Canton27.ch

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, bashkë me ministrin Elbert Krasniqi kanë vëzhguar sot nga afër heqjen e billbordeve me fotografitë e Aleksander Vuçiç, Vladimir Putin e Marko Gjuriq, që kanë qenë të vendosur në veri të vendit, në Zveçan.

Derniers articles