-0.7 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Shefja e FEDPOL-it Nicoletta della Valle flet per krimin e organizuar ne Zvicër perballe mafias «multietnike» evropiane dhe nga ballkani. A vepron mafia shqiptare ne Zvicër ?

Bernë, 26 qershor -Zvicra, jo vetem për emigrantet por gjithashtu eshte një nga tregjet më të mëdha të destinacionit të kokainës në Evropë. Nicoletta della Valle, drejtoreshë e Fedpol, lufton kundër organizatave kriminale me mjete dhe fuqi të kufizuar. Prej vitesh ajo ka bërë thirrje për veprim, veçanërisht kundër mafias italiane. Shefja e Policisë Federale (FEDPOL): Shqiptarët në Zvicër mbeten problematik, por jo edhe mafioza, njofton nga Berna ATV dhe gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sekretet e një rrjeti të fshehur. Fedpol flet për një problem të madh. Këtu është një pasqyrë e organizatave më të rëndësishme të pranishme në Zvicër. Fedpol vlerëson se në Zvicër rreth 400 mafiozë janë të organizuar në 20 klane. Organizatat mafioze kane marrëdhënie të mira me krimin e organizuar dhe bandat kriminale në Serbi, Shqiperi dhe Kolumbi

Zvicra destiancion i preferuar i droges nga Shqiperia, Nigeria, Guinea dhe Gambia

Mafia: Zvicra e thirrur për të vepruar nga fqinjët e saj Zvicra, tërheqëse për të gjitha llojet e krimit të organizuar, duhet të miratojë shpejt një plan për të luftuar kundër mafieve të ndryshme. Vendi është tërheqës për të gjitha llojet e krimit të organizuar, jo vetëm për t’u fshehur aty, por edhe si një qendër trafiku droge, qeniesh njerëzore, armësh, vjedhjesh apo sulmesh në bankomate, beson avokati. “Krimi i organizuar është shumë komod në Zvicër”, tha drejtoresha e Fedpol, Nicoletta della Vallene nje inetrviste për gazeten zvicerane « Le Matin »

Zvicra është gjithashtu një nga tregjet më të mëdha të destinacionit të kokainës në Evropë. Eshte  e dominuar kryesisht nga grupe nga Nigeria, Guinea, Gambia dhe Shqiperia, kane shkruar mediat zvicerane duke shtuar se në Belgjike, banda kriminale nga Italia dhe Shqiperia bejne pastrim parash dhe trafik diamante.

Sa i perket shqiptareve ne raportin vjetor pak e hiq nuk permenden shqiptaret ne raportin e fundit te FEDPOL-it, cka nenkutpon se kriminaliti i tyre ka rene, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve te FEDPOL

Shefja e Policisë Federale (FEDPOL): Shqiptarët në Zvicër mbeten problematik, por jo edhe mafioza

Në biseden e fundit te shefes se FEDPOL-it znj.Nicoletta della Valle me gazetarin e ATV-së dhe  redaktorin e  gazetes zvicerane  Le Canton27.ch, nder tjera ka thëne se  «Shqiptaret ne Zvicer kane imazh te mire dhe jane shembull integrimi. Por ka edhe persona te atille sikur edhe komunitete tjera nga ballkani ne vendin tone te cilet jane te implikuar ne krimin e organizuar. Policia Federale ka bashkepunim te mire me policine e Kosoves ne luften kunder terrorizmit dhe krimit te organizuar..Shqiptaret ne vendi tonë mbeten problematik, por jo edhe mafioz.. »

Se a vepron apo jo mafia shqiptare ne Zvicer dite me pare ne nje interviste për gazeten zvicerane Le Canton27.ch shefja e policse se Kantonit te Gjenevës Monica Bonfanti kishte deklaruar se « ne Gjence as ne Zvicer nuk vepron mafia shqiptare. Ky term perdoret me shume si tituj për gazeta si tiutull «bum» per lexueshmeri, por ne realitet nuk ekziston.. »

Ndyrshe, Prokurori i Gjenevës, Yves Bertossa, duke folur gjatë një deklarate mbi imazhin dhe përshtatjen e shqiptarëve në Zvicër, ka lëshuar akuza të forta: « Bandat shqiptare kanë në dorë heroinën në Zvicër, ndonëse shqiptarët, përveç « të zezave » të tyre kanë edhe të mira ».

Më pas ai ka deklaruar: « Shqipëria është një Kolumbi europiane. Autoritetet atje duhet të marrin masa për të pasur një imazh sa më të mirë të vendit. Shqipëria është një vend i zhytur në korrupsion dhe krimi i organizuar është në nivele të larta »

Derniers articles