16.2 C
Berne
lundi 29/04/2024

Shtatore per ish-te burgosurit shqiptare ne ish-Jugosllavi

Shkruan: Ismet SYLEJMANI

Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli ynë,por nuk janë të paktë ata të cilët janë mbytur në torturë ose kanë vdekur si rezultat i sëmundjeve që kanë marrë nga torturat vdekjeprurëse ose kushtet antinjerëzore që kanë qëndruar,nëpër qelitë e ftohta dhe të mykura!

Populli ynë kurdoherë që do të dëshironte të përkulej përpara kontributit kolosal të të burgosurit politik shqiptar, deri sot nuk ka pasur një vend të caktuar!

Prandaj për të përkujtuar, për t’u përkulur me respekt përpara kujtimit të shtatorës gjigante të të burgosurit politik shqiptar që do ti ngjante: ADEM KRYEZIUT, propozoj që në kopshtin fontana përballë konvikteve të studentëve në Prishtinë,të emrohet tani e tutje sheshi i të burgosurit politik shqiptarë dhe aty të ngritet shtatorja madhështore e të burgosurit politik shqiptar, të lidhur këmbë e duar me pranga e zingjirë por krenar e sypatrembur për misionin e madh që ka përfaqësuar nëpër zyrat e UDB-së nëpër tortura, në gjyqe dhe burgje anë e kënd ish-jugosllavisë!

(Pjesë e fjalimit të mbajtur më 25 Prill 2007 në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit të Kombit Fadil Vata, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë)!

* Ismet Sylejmani eshte anëtar i Kryesisë së Klubit Politik »Afrim Zhitia »

Derniers articles

Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdin me tubime dhe debate me qytetarët e kantonit

Gjenevë, 29 prill -Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdojne te shkruajn e mediat zvicerane, por edhe...

Ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano reagon për dëmtimin e bustit të heroit tonë kombëtar “Skënderbeu” në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm...

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...

Filmi “Bota jonë”(Notre monde) nga Luana Bajrami, rrëfen bredhjen e një rinie kosovare të lënë më vete në vitin 2007 para pavarësisë së vendit

“Bota jonë”, e Luana Bajramit, rrëfen bredhjen e një të riu kosovar të lënë më vete në vitin 2007, pak para pavarësisë së vendit...

AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj vjen me këto fjalë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës. Kështu...