17.4 C
Berne
lundi 29/04/2024

Zvicra do të arrestoj presidentin rus Vladimir Putin, nëse këmba e tij shkel në territorin helvetik

Nerne, 24 mars -Më 17 mars 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë (ICC) njoftoi publikisht se një urdhër-arresti ndërkombëtar ishte lëshuar kundër presidenti rus. Pas ketij mandati nderkombët Vladimir Putin nga 17 marsi i ketij viti mund te arrestohet në 123 vende anetare te GJPN me seli ne Hagë, përfshire ketu edhe Zvicrën. Por një gjykim kunder tij ende është ende larg, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Vendeve anëtare të GJPN-së ne Hagë u kërkohet të ekzekutojnë urdhër-arrestet për Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova nëse ata vizitojnë territorin e tyre.

Ju kujtojme se Zvicra nënshkroi Statutin e Romës më 18 korrik 1998. Statusi i Ratifikimit dhe Zbatimit. Zvicra depozitoi instrumentin e saj të ratifikimit të Statutit të Romës më 12 tetor 2001.

Që nga 27 tetori 2017, 123 shtete janë palë në Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale që do të thotë se ata e kanë ratifikuar ose aderuar në traktat

Prej tyre, 33 janë anëtarë të Grupit Afrikan të Shteteve, 19 janë shtete të Azisë dhe Paqësorit, 18 janë shtete të Evropës Lindore, 28 janë shtete të Amerikës Latine dhe Karaibeve, dhe 25 janë anëtarë të Grupit të Evropës Perëndimore dhe shteteve të tjera.

Pyetjes se gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se a do te arrestohet Putin ne Zvicer nese do te vizitonte? Zyrtaret e drjetesise nga Berna jane pergjigjur qarte se Zvcira rrespekton vendimin e 17 marsit te ketij vitit te Gjykates  Penale Nderkombëtare kunder presidentir rus Putin.

« Në bazë të Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Ligjit Federal për Bashkëpunimin me Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ZISG), Zvicra (zyra qendrore në Zyrën Federale të Drejtësisë) punon ngushtë me GJNP-në. Në parim, ajo zbaton urdhër arrestin e tij nëse personat në fjalë janë në Zvicër (Grundsätzlich führt sie seine Haftbefehle aus, wenn die betroffenen Personen sich in der Schweiz aufhalten.).. » eshte përgjigjur për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch  z.Reto Lininger, zyrtar për Informi ne Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë (DFJP) dhe nga Zyra Federale e Drejtësisë (OFJ) ne Bernë.

Sipas autoriteve zviocerane « OFJ pranon kërkesat për arrest nga GJNP dhe kontrollon nëse kërkesat për transferim janë përmbushur. Nëse është e nevojshme, urdhëron arrestimin e të kërkuarit, lëshon urdhrin e arrestit për dorëzim dhe njofton GJNP-në, e cila mund të lëshojë kërkesë dorëzimi brenda 60 ditëve nga arrestimi… »

Zvicra do të arrestoj presidentin rus Vladimir Putin, nëse këmba e tij shkel në territorin helvetik (Die Schweiz wird den russischen Präsidenten Wladimir Putin verhaften, wenn er Schweizer Territorium betritt – La Suisse arrêtera le président russe Vladimir Poutine s’il met le pied sur le territoire suisse)

Derniers articles

Kreu i Komunitetit musliman shqiptar në Zvicër, imam Mehas Alija dënon dëmtimin e bustit te Skënderbeut në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Te pemtene  kaluar në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë...

Ja cfarë rrezikon teniseri serb Gjokoviç pas deklaratës së tij për Kosovën. Mund të « kapitulojë » karriera e tij në sport, sikur Serbia ne vitin...

Bernë, 29 prill -“Kosova është zemra e Serbisë – ndaloni dhunën”... Këto fjalë të shkruara nga Novak Gjokoviç në objektivin e kamerës pas fitores...

Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdin me tubime dhe debate me qytetarët e kantonit

Gjenevë, 29 prill -Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdojne te shkruajn e mediat zvicerane, por edhe...

Dëmtimi i bustit të Skënderbeut në Gjenevë, ambasada shqiptare në Zvicër: Akti mund të jetë me sfond antishqiptar, të presim përfundimin e hetimeve…

Bernë, 29 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm...

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...